Loading....

Më datë 14 shkurt 2020, ora 19:00 në Katedralen historike Aachen në Gjermani nderohet me akordimin e çmimit “Klaus Hemmerle 2020”, Presidenti i Fondacionit "LOGOS", Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.


Ky çmim akordohet çdo dy vjet nga Lëvizja Fokolare për personalitetet ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetje të komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore dhe fetare.

Në fjalën e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë do të përqëndrojë diskutimin në çështje që lidhen me Bashkëjetesën e paqtë ndërfetare. Kolegji Universitar "LOGOS" është krenar për rolin e çmuar të Presidentit të Fondacionit "LOGOS", për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

Për më shumë vizitoni linkun: https://orthodoxtimes.com/klaus-hemmerle-2020-prize- to.../