Loading....

Historiku

Data e themelimit
Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion privat, jofitimprurës, i themeluar në vitin 2008, dhe me seli në Tiranë, Shqipëri. Veprimtaria e tij është pjesë e Fondacionit Logos, i regjistruar si person juridik me Vendim Nr. 284, datë. 26.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kolegji u licencua për ushtrimin e veprimtarisë arsimore me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 1055, datë 29.07.2009 “Për licencimin e Shkollës së Lartë Private “Logos“ (SHLP “LOGOS”).

Themeluesi
Kolegji Universitar “LOGOS“ u themelua nga Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasios Yannoulatos dhe njëkohësisht Presidenti i Fondacionit “Logos”. Kryepeshkopi Anastasios Yannoulatos është erudit i njohur, i cili ka shërbyer si Profesor i Historisë së Shkencave Fetare në Universitetin Shtetëror të Athinës, Kapodistria nga viti 1972 - 1992 dhe sot mban titullin Profesor Nderi në këtë universitet dhe është Anëtar Nderi në Akademinë e Athinës. Ai është Senator Nderi në Akademinë Evropianë të Shkencës dhe Artit në Salsburg që prej vitit 2019. Ai ka marrë titullin Doktor Nderi në Teologji dhe Filozofi nga njëzetë universitete, shkolla universitare dhe departamente (nga Greqia, Amerika, Qiproja, Rumania, Gjeorgjia, Shqipëria dhe Italia).

Presidenti i Fondacionit “Logos”, Kryepeshkopi Anastasios Yannoulatos është anëtar i disa shoqërive ndërkombëtare studimore. Herë pas here është emëruar në pozicione të shquara drejtimi në organizatat ndërkombëtare. Ai ka qenë Zv. President i Konferencës së Kishave Evropiane (nga viti 2003 - 2009), President i Këshillit Botëror të Kishave (nga viti 2006 - 2013).

Ai është nderuar me medalje dhe tituj nga shumë Kisha Ortodokse dhe vende të ndryshme (gjithsej 30 vende) ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ai mban titullin President Nderi i Konferencës Ndërkombëtare Fetare për Paqen që nga viti 2006, si dhe është anëtar i disa shoqërive ndërkombëtare akademike. Ndihmesa e Tij është bërë e njohur në mbarë botën në fushën e Theologjisë, dëshmisë bashkëkohore, në rivendosjen e marrëdhënieve paqësore midis të krishterëve, në dialogun ndër fetar dhe në bashkëekzistencën paqësore të popujve.

Iniciativa Arsimore
Kolegji Universitar “LOGOS” mbart ndihmesën e rëndësishme të themeluesit të tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për të rinjtë dhe më gjerë akoma për shoqërinë shqiptare përmes arsimimit në të gjitha nivelet.

Duke qenë mbështetur në parimet pedagogjike të arsimit të duhur për qytetarë të ndershëm dhe krijues, dhe që herët me krijimin e tij, themeluesin e Fondacionit “Logos” që prej vitit 1994, ideoi dhe vijon të mbështesë edhe sot 21 shkolla të arsimit parashkollor në Tiranë dhe qytete të tjera, tre shkolla fillore dhe pesë shkolla të mesme në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër.

Në vitin 1992 u krijua dhe vijon të funksionojë Akademia Theologjike 4 - vjeçare pranë Manastirit Shën Vlash. Në vitet 2000 - 2013 në Gjirokastër dhe Tiranë kanë ushtruar veprimtarinë e tyre Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” nga u diplomuan 1 276 studentë vetëm në Tiranë, të cilët u punësuan menjëherë në tregun e punës.

Që prej vitit 2008, duke ndjekur ecurinë e sistemit arsimor në Shqipëri, u krijua Fondacioni “LOGOS”, i cili u mbështet në përvojën dhe suksesin e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” nga dolën dy fakultetet e atëhershme që qenë edhe pjesë e Kolegjit Universitar “Logos”, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Fakulteti Ekonomik. Në vitin 2018 u shtua edhe Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor.

Emri dhe motoja
Emri “Logos” dhe motoja shoqëruese e tij “dritë dhe fuqi jete” përmbledh me pak fjalë kuptimin dhe qëllimin e krijimit dinamik akademik me këndvështrim të hapur: pasurimi i mendimit njerëzor, studim kërkimor, zgjerim i dijes, trajnim i të rinjve të kualifikuar që do të punojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin shumëdimensional të shoqërisë moderne. Të porsadiplomuarit do të gëzojnë avantazhe nga dhurata e dijes (logos) në mënyrë krijuese, në shprehjen e frymëzimit, dhe në fuqinë nga Fjala (Logos) e brendshme, e cila sjell dritë dhe fuqi për jetën

Fakultetet - Departamentet - Programet e Studimit
Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion akademik privat jo fitim prurës. Kolegji Universitar “LOGOS” është institucion i akredituar dhe përmes strukturës së tij organizative ofron programe studimi të akredituara në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

Programet e tij janë në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe synojnë dije, risi, kërkim shkencor, ushtrime praktike, punësim në tregun e punës, nxitje të vlerave njerëzore dhe kulturës.

A. Cikli i parë i programit të studimit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara dhe Fakultetin Ekonomik.

A1. Që prej vitit 2010, me Urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 396, datë 02.08.2010, Shkolla e Lartë Private “LOGOS” ofron këto programe:
a) Cikli i Parë në Informatikën e Zbatuar (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)
b) Cikli i Parë në Menaxhim Turizëm (Fakulteti Ekonomik)

A2. Që prej vitit 2011 në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 1, datë 06.01.2011, SHLP “LOGOS” iu shtuan dy programe të reja studimi përkatësisht në Fakuletin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara:
c) Cikli i Parë në Financë - Kontabilitet (Fakulteti Ekonomik)
d) Cikli i Parë në Menaxhim Biznesi (Fakulteti Ekonomik)
e) Cikli i Parë në Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësorë (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)

A3. Që prej vitit 2018, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor ofron këto programe studimi:
a) Cikli i Parë në Studime Theologji Sociale dhe Shkencat Religjioze (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 192, datë 20.04.2018 u ofrua programi i studimit nga Departamenti i Theologjisë Sociale dhe Shkencat Religjioze (aktualisht Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës)
b) Cikli i Parë në Gjuhë dhe Civilizim Grek (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 433, datë 20.07.2018, ofrohet program studimi nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë (aktualisht Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë)
c) Cikli i Parë në Mësuesi për Arsimin Parashkollor (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 432, datë 20.07.2018, program studimi i ofruar nga Departamenti i Arsimit Parashkollor (aktualisht Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë)
d) Cikli i Parë në Punë Sociale (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 455, datë 26.07.2022, program studimi i ofruar nga Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë)
e) Cikli i Parë në Gjuhe-Letërsi Angleze dhe Teknologji Përkthimi (në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 333, datë 04.07.2023, program studimi i ofruar nga Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë)

A4. Që nga viti 2019 në bazë të Urdhrit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 405, datë 25.07.2019, ofrohet programi i studimit nga Departamenti i Agrobiznesit:
a) Program studimi me karakter profesional në “Agrobiznes” me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”.

B. Programe të ciklit të dytë të studimi
Që nga viti 2013, me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 335, datë 16.08.2013, Shkolla e Lartë Private ‘Logos’ ofron:
a) Master Profesional në Financë dhe Kontabilitet (Fakulteti Ekonomik)
b) Master Profesional në Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësorë. (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara)
Që nga viti 2021, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 374, datë 23.09.2021, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master i Shkencave” në “Turizëm Religjioz” (Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor)
Që nga viti 2022, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 596, datë 04.10.2022, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron:
“Master i Shkencave” në “Përkthim Profesional”

II. FAKULTETET
Pas miratimit të Ligjit Nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” u ndryshua statuti ligjor i institucionit nga Shkolla e Lartë Private “Logos” në Kolegjin Universitar “LOGOS” fillimisht me dy fakultete. Aktualisht Kolegji Universitar “LOGOS” përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor.

A. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Struktura e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara për periudhën 2015-2019
1. Departamenti Teknikë i Lartë në Laboratorë Mjekësore
2. Departamenti Informatikë e Zbatuar
3. Qendra e Kërkimit Shkencor

Struktura e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara që nga viti 2019
(Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti i Shkencave Mjekësore
2. Departamenti Informatikë e Zbatuar dhe Statistikë
3. Departamenti i Shëndetit dhe Mirëqenies Social

B. Fakulteti Ekonomik
Struktura e Fakultetit të Ekonomisë, 2015-2019
1. Departamenti Financë - Kontabilitet
2. Departamenti i Menaxhim Biznesi
3. Departamenti i Menaxhim Turizëm

Struktura e Fakultetit Ekonomik që nga viti 2019 (Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti Financë - Kontabilitet
2. Departamenti i Menaxhimit (përfshihen programet e Menaxhim Biznesit dhe Menaxhim Turizmit);
3. Departamenti i Agrobiznesit (ngritur si departament i ri)

C. Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor (krijuar si njësi bazë në përputhje me Urdhrin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr. 408, datë 13.07.2018)
Struktura e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor në vitin 2018
1. Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek,
2. Departamenti i Theologjisë Sociale dhe Shkencave Religjioze,
3. Departamenti i Arsimit Parashkollor

Struktura e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor që nga viti 2019 (Departamentet janë riorganizuar në bazë të Vendimit Nr. 23, datë 11.09.2019 të Senatit Akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”)
1. Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek (ndryshuar përsëri me vendimin e senatit nr.12/1, datë 14.10.2022 në Departamenti i Gjuhëve dhe Letërsisë);
2. Departamenti Theologjisë dhe Kulturës;
3. Departamenti Pedagogjisë dhe Psikologjisë.

Kolegji Universitar Logos është përkushtuar të pajisë studentët me këndvështrimin individual dhe profesional, me veprimtari jashtëmësimore, praktika pune, mobilitete dhe ndërmjetësim karriere, si dhe mbështetur në vizionin e Fondacionit dhe me vendim të Senatit dhe Bordit të Administrimit

Sipas vendimeve të Senatit dhe Bordit të Administrimit, Kolegji Universitar “LOGOS” është i dedikuar të përgatisë studentët për të ardhmen profesionale dhe personale, duke ofruar programe bashkëkohore, përvojë ndërkombëtare, veprimtari ekstrakurrikulare, internship, mobilitete ndërkombëtare dhe mentorim në karrierë.