Loading....

Dhurimi i Gjakut!


Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë së bashku me institucionet e krijuara prej saj, pjesë e të cilave është edhe Kolegji Universitar “Logos”, organizoi më datë 01 shkurt 2020, në mjediset e Katedrales Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit", tek Salla e Rinisë, dhurimin e gjakut për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë. .

Ky dhurim, që u krye nga ora 10.00 -15.00, u organizua në bashkëpunim me "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta. Veprimet u kryen nga një ekipi mjekësor nga Qendra Spitalore Universitare. Presidenti Meta dhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i cili është njëkohësisht edhe Presidenti i Fondacionit “Logos” në vizitën e realizuar në mjedisin e krijuar për këtë aktivitet, falënderuan dhuruesit për gatishmërinë e tyre për këtë veprim humanitar.