Loading....

Presidenti i Fondacionit "Logos", Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, rizgjidhet President Nderi i organizatës "Religions for Peace” - “Fetë për Paqen”


Në datat 19-23 gusht 2019 u mbajt në Lindau të Gjermanisë, Asambleja e X Botërore “Fetë për Paqen” me pjesëmarrjen e 900 të ftuarve nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës

“Fetë për Paqen” është konfederata më e madhe botërore e akredituar nga OKB, ku aderojnë këshilla ndërfetare, komunitete dhe bashkësi fetare nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Europa, Azia, Afrika, Australia dhe Oqeania. Në Asamble mori pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Në përfundim të asamblesë janë zgjedhur Presidentët e Nderit, ku një nga figurat më të spikatura ka qenë Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i cili është edhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (ai është zgjedhur President Nderi i kësaj organizate nga viti 2009 e në vazhdim).

Është nder dhe krenari që Fondacioni "Logos" është themeluar dhe drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi si një vizionar i madh dhe personalitet i spikatur i jetës akademike ndërkombëtare dhe i vlerësuar nga një numër universitetesh dhe akademi shkencash të njohura ndërkombëtarisht.

Stafi i Kolegjit Universitar "Logos", ndihet i nderuar për këtë rizgjedhje si President Nderi i organizatës "Religions for Peace”- “Fetë për Paqen” të Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit dhe njëkohësisht i përcjell urime të përzemërta për këtë mision.

Për më shumë: http://knfsh.al/gjermani-knfsh-merr-pjese-ne-asamblene-e.../