Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E DEPARTAMENTIT

Vizioni i Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Me programin e Arsimit Parashkollor është që të shndërrohet në një qelizë institucionale arsimore e nivelit të lartë, i njohur për kompetencën e të diplomuarve të saj, për programet e saj të forta dhe orientimin ndërdisiplinor. Synimi i këtij departamenti është ndikimi në shoqëri përmes iniciativave arsimore, kërkimore shkencore, ekonomike, intelektuale dhe kulturore.

Departamenti pretendon të zhvillojë një proces mësimor e kërkimor emocionues dhe sfidues, me infrastrukturë të arrirë: bibliotekë cilësore, laboratorë të mjaftueshëm, teknologji bashkëkohore, mjedise të sigurta dhe estetike.

Departamenti punon që të arrijë standardet e kërkuara përmes vetëvlerësimit të vazhdueshëm e rigoroz duke e matur suksesin me treguesit e besueshëm të përfitimeve për studentët në aspektin etik, shkencor e profesional që do të garantojnë përgatitjen e tyre si qytetarë të denjë e me besim në drejtim të suksesit profesional dhe të një jete cilësore. Departamenti ka si objektiv gjithashtu që pjesëtarët e komunitetit të saj të gjejnë në këtë institucion stimulin e nevojshëm intelektual dhe kulturor, duke qenë nga të gjitha krahinat e vendit e më gjerë, nga të gjitha kategoritë shoqërore dhe moshore, por të angazhuar në botën e ideve.

Misioni i Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Për programin e Arsimit Parashkollor është të sigurojë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojë përgatitje profesionale të rendit të parë në edukimin parashkollor. Nëpërmjet fushave të ndryshme të dijes dhe praktikave të tij, departamenti ofron përgatitje dhe diplomim të studentëve për një spektër të gjerë njohurish, të domosdoshme për zhvillimin e karrierës së ardhme, dhe që krijon mundësi për nxitjen e pasionit për rinovim njohurish përmes të mësuarit gjatë gjithë jetës. Studentët në këtë institucion përgatiten për një botë në ndryshim, si kontribuues përmes kompetencave profesionale dhe përmes shërbimit të vazhdueshëm në funksion të komunitetit.

Duke ndjekur zhvillimet arsimore, shkencore, ekonomike e shoqërore në vend dhe jashtë tij, Departamenti është i angazhuar për respektimin dhe ruajtjen e vlerave që lidhen me diversitetin e elementëve etnikë, socialë dhe kurrikularë duke pasqyruar një vetëdije globale. Kështu, Departamenti i Arsimit Parashkollor mbetet i hapur për të rekrutuar studentë të kategorive të ndryshme shoqërore dhe nacionale duke bërë kujdes që të mbetet i angazhuar për të përsosur procesin mësimor, kërkimin shkencor, edukimin qytetar e kulturor, në funksion të ofrimit të një shërbimi publik për të gjithë, në një shoqëri të hapur.

Departamenti beson në përgatitjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve, si kolona të nevojshme për të shërbyer në shoqëri si qytetarë të shkolluar dhe të kualifikuar. Duke vlerësuar e zbatuar përvoja të traditës për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, Departamenti mbështet dhe nxit rrugë e metoda të reja për zhvillimin profesional e kulturor të studentëve. Për këtë qëllim, krijohen mundësi të shumta edhe në bashkëpunim me Këshillin Studentor për praktika mësimore, programe kulturore dhe artistike, si dhe për pjesëmarrje në veprimtari çlodhëse e të dobishme për publikun dhe në shërbim të komunitetit. Të udhëhequr nga vlerat dhe të përqendruar te njerëzit, ky institucion synon të përdorë njohuritë që transmeton tek studentët për të ndryshuar të ardhmen e jetës së tyre, duke kontribuar kështu për një shoqëri produktive dhe të begatë. Për përmbushjen e misionit të tij, institucioni ofron një ofertë akademike elastike dhe të mbështetur nga epërsia në mësimdhënie dhe mësim nxënie, në pjesëmarrjen aktive të studentëve, në kërkimin shkencor të zbatuar me njohje dhe ndikim brenda vendit, në bashkëpunimin me biznesin dhe sipërmarrjet, duke luajtur kështu një rol kyç në zhvillimin e rrjeteve që mbështesin lidhjet ndërkombëtare përmes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Departamentit i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, ka një strategji afatshkurtër dhe një strategji afatgjatë për përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij. Prandaj dhe pretendon të jetë një qelizë institucionale e përparuar e arsimit të lartë. Strategjia përfshin gjerësisht ndjekjen e orientimeve kryesore me rëndësi për sukses në të ardhmen. Këto drejtime strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash të ndërlidhura me ato të Kolegjit Universitar “LOGOS”.