Loading....

Senati Akademik

Përbërja e Senatit Akademik

1) Prof. Dr. Ilia Ninka – Kryetar (Rektor)

Biografia:

Përfundoi studimet Universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë Speciale, 1966-1971.

Bashkëpuntor me disa univeristete si:
> Universiteti i Siegen-it Gjermani
> Universiteti Portsmuthit Angli
> Universiteti CEU Hungari
> Universiteti Aristotel Selanik, Greqi
> Universiteti Bristolit Angli
> Universiteti Marne La Vallee, France
> Visiting Professor, SEE University
> Visiting Professor, Universiteti i Tetoves

Një ndër themeluesit e Katedrës së Informatikës dhe ngritjes së Degës së Informatikës 1984. Përgjegjës i Departamentit të Informatikës. Hartues planesh mësimore të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në Departamentin e Informatikës UT.

Anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, Kryetar i komisionit të lëndës "Informatika".

Kryetar i grupit këshillimor shkencor për programin "Sistemet dhe teknologjitë e informacionit". Kryetar i Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Informatikë.

Anëtarët e Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Matematikë-Informatikë.

Udhëheqës i mbi 20 Doktoraturave, dhe një numri të konsiderueshëm diplomash Masteri Shkencor. Drejtues i disa projekteve.
Autor i mbi 30 teksteve shkollore të Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit si dhe i disa teksteve Universitare. Autor monografie, artikujsh shkencorë popullorë, artikujsh të paraqitur në Konferenca Shkencore, hartues raportesh teknike, leksionesh të shkruara në lëndët C++, JAVA, Inteligjencë Artificiale, UML, programim në Web.

Titullar lëndësh si Struktura të dhënash, Logjikë qarqesh, Inteligjencë Artificiale, Gjuha C, Metoda Numerike, GJUHA FORTRAN, Gjuha Pascal, Gjuha C++, Gjuha Java.

Autor ose bashkëautor i rreth 40 artikujve shkencorë. Drejtues i ekipit përfaqësues në Olimpiadat Ndërkombëtare të Informatikës. Anëtar Jurie i Olimpiadave Informatike. Kryetar i Jurisë së Olimpiadës Ballkanike të Informatikës.

Zotërues me gojë e me shkrim i gjuhëve: Frëngjisht, Anglisht, Italisht, Rusisht

Organizata Joqeveritare:
• Anëtar Rotary Club Tirana 1993 e në vazhdim
• President i Rotary Club Tirana 1994-1995
• Anëtar Nderi i Rotary Club, Korça
• Medalje Nderi nga Universiteti Fan Noli Korçë

2) Prof. Asoc. Dr. Konstantinos Giakoumis – Anëtar

Biografia:

Konstantinos Giakoumis është Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor pranë Kolegjit Universitar LOGOS dhe anëtar e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Ai ka përfunduar studimet Universitare Bachelor në Studime Pedagogjike nga Universiteti i Athinës, Greqi; është mbajtës Doktorate Ph.D. pranë Qendrës së Studimeve Bizantine, Osmane dhe Helenike Moderne të Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar (University of Birmingham UK) ndërsa që nga viti 2011 ai ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Është anëtar e Bordit Këshillues Shkencor i projektit Historiografia në Evropën Osmane, autor ose bashkautor i katër monografive, disa kapitujve librash dhe artikujve në revista shkencore të indeksuara dhe të vlerësuara me faktor impakti. Në fushën e arteve ka kuruar dy ekspozita veprash arti, njëkohësisht duke redaktuar katalogët e tyre, cf. Giakoumis, Konstantinos, red. 2017. Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës (Shek. XII para Kr. – Shek. XX p. Kr.).Tirana: Pegi dhe Giakoumis Konstantinos, red. 2015. Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit. Tirana: Gent Grafik.

Ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri që nga viti 2003.

Prof. Brovina ka punuar ne Universitetin “Luarasi” nga viti 2012 deri në vitin 2016.

Kontakt: konstantinos.giakoumis@kulogos.edu.al

3) PhD Jeffrey Macdonald - Anëtar

Biografia:

Profesor Macdonald mëson Histori Kishe dhe Patrologji dhe është Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Logosit. Ai ka qenë më parë profesor i Historisë së Kishës dhe Dhiatës së Vjetër në Seminarin Theologjik Orthodhokse Shën Hermanit në Koadiak, Alaska.

Ka studiuar për Studimet mbi Krishtërimin e Hershëm në Universitetin Katolik Amerikan në Washington DC, dhe për Theologji Orthodhokse pranë Seminarit Theologjik Orthodhoks të Shën Vladimirit në Nju Jork, Studime Biblike si dhe Arkeologji të Lindjes së Afërme në Kolegjin Wheaton në Illinois.

Hulumtimet e tij janë përqendruar mbi Kristologjinë e Sinodeve Ekumenike dhe përgjigja e Kishës ndaj skolasticizmit Mesjetar.

Kontakt: jeffrey.macdonald@kulogos.edu.al

4) PhD Georgios Gaitanos – Anëtar

Biografia:

Dr. Georgios Gaitanos punon si Lektor i Studimeve Religjioze dhe është Drejtues i Departamenti të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, Tiranë. Ai ka studiuar Theologji, Studimin e Religjionit dhe Antropologjinë Sociale në Universitetin “Aristotel” të Selanikut dhe Këshillim në Shkollën e Arsimit Pedagogjik dhe Teknologjik (Aspete).

Për momentin, ai po punon me disa programe kërkimi studimor të Fakultetit të Theologjisë nëpërmjet Komitetit të Kërkimit Studimor dhe Institutit të të Nxënit të Përjetshëm të Universitetit “Aristotel”.

Interesi i tij kryesor akademik është teoria e studimeve religjioze dhe ekspertiza e tij është kërkimi studimor i kategorive të reja të Studimit të Religjionit.

Kontakt: georgios.gaitanos@kulogos.edu.al

5) Prof. Asoc. Dr. Spartak Bozo – Anëtar

Biografia:

Lindur në Tiranë 03.03.1954 Studimet e Larta në degën Kimi industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ka kryer specializime jashtë vendit në Itali, Francë në fushën e Biokimisë. Ka marrë gradën Kandidat i Shkencave (Dr) (PhD) në Institutin e Studimeve të Biosintezës, pranë Qendrës Kombëtare të Kërkimeve në vitin 1989, dhe titullin "Mjeshtër Kërkimesh' (Prof i As) në vitin 1994.

Ka punuar në Akademinë e Shkencave në Institutin e Kërkimeve Biologjike nga viti 1986-1997 si punonjës shkencor dhe që nga viti 1989 përgjegjës i Departamentit të Biokimisë e Biofizikës të këtij Instituti. Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë në Drejtorinë e Patentave dhe Markave, pranë Këshillit të Ministrave në periudhën 1997-2005. Në periudhën 2006-2016 pedagog dhe zv. Dekan ne Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor. Në periudhën 2016-2020 Përgjegjës Departamenti në Universitetin e Sporteve, i angazhuar me mësimdhënie dhe kërkim në fushën e Biologjisë, Biokimisë Biokimisë e Gjenetikës Humane.

Botime të shumta shkencore në periodikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në fushën e Biokimisë, Gjenetikës dhe përshtatjes së organizmit në kushtet e pamjaftueshmërisë dhe mungesës së oksigjenit.

Pjesëmarrje e referime kryesore në një sërë aktivitetesh shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Anëtar në vite në disa Rrjete e Shoqata shkencore e profesionale kombëtare e ndërkombëtare.

Që prej Tetor 2020, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos”.

Kontakt: spartak.bozo@kulogos.edu.al

6) Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota – Anëtar

Biografia:

Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka përfunduar studimet në degën Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin 1972. Në vitin 1984 ka përfunduar specializimin si kirurge uropediatre pranë spitalit Saint Joseph, Paris. Në vitin 1994 mori gradën shkencore “Doktor” nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor dhe që nga viti 2001 mban titullin “Profesor i Asociuar”.

Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Që nga viti 1982, ka punuar për 30 vite si lektore në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Në periudhën 2012-2019 ka punuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Albanian University dhe nga viti 2016 e aktualisht, është pedagoge e brendshme në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar LOGOS.

Gjatë karrierës së saj 40 vjeçare si kirurge uropediatre pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. Asoc. Tefta Rota ka mbajtur disa poste drejtuese si zv/drejtore e QSUT gjatë viteve 1977-1990. Në periudhën 2013 – 2014 ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Albanian University dhe gjatë periudhës 2018 - 2020 ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar LOGOS.

Në bibliografinë e punimeve të saj numërohen mjaft artikuj shkencorë si autore e bashkautore, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe në shumë materiale të tjera kërkimore e projekte. Ajo është anëtare në borde të ndryshme shkencore.
Prof. Asoc. Dr. Tefta Rota është njohëse e mirë e gjuhës angleze, zotëron gjuhën franceze.

Kontakt: tefta.rota@kulogos.edu.al

7) Prof. Asoc. Dr. Marsela Harizaj - Anëtar

Biografia:

Marsela Harizaj është Pedagoge e gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar "LOGOS", Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Tiranë nga Marsi i 2019. Prej Tetor 2009 deri Mars 2019, ka qene pedagoge e gjuhës Angleze pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja ne Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë.

Ajo është e specializuar në mësimdhënien dhe didaktikën e gjuhës angleze. Në vitin 1999, përfundoi studimet e diplomimit në Universitetin e Vlorës /Dega Gjuhë Angleze. 2006-2013, ndoqi studimet pasuniversitare (Master Shkencor/Dr. Doktoraturë) në Gjuhësi/Didaktikë e Gjuhës Angleze në Universitetin e Tiranës/Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Në vitin 2006 Fiton titullin akademik: “ Profesor i Asociuar”, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Shqipëri. Fushat e studimit dhe hulumtimit përfshijnë metodologjinë dhe didaktikën e gjuhës angleze. Ajo ka marrë pjesë në shumë, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, seminare, trajnime mbi Mësimdhënien e Gjuhës së Huaj dhe ka botuar artikuj të ndryshëm në këtë fushë kërkimore në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Kontakt: marsela.harizaj@kulogos.edu.al

8) Prof. Dr. Artur Ribaj – Anëtar

Biografia:

Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Konsulent për tregjet financiare.
Rreth 25 vjet përvojë pune në fushën akademike si lektor në universitete publike dhe së fundmi edhe në privat për lëndë të lidhura me tregjet dhe institucionet financiare, audit, menaxhim risku, etj. Autor artikujsh shkencor të botuar në revista të indeksuara me SCOPUS, apo indeksime të tjera. Autor punimesh në konferenca ndërkombëtare si edhe oponent dhe udhëheqës shkencor për disertacione në fushën e tregjeve financiare. Mban gradën Doktor Shkencash prej vitit 2004 nga FEUT, si edhe titullin Prof. Asoc. prej vitit 2012. Zotëron certifikime ndërkombëtare në fushën e Letrave me Vlerë (Titujve), Menaxhimit të Rrezikut, Stabilitetit Financiar, Legjislacioni i BE-së, Pastrimit të Parave, etj.;

Mbi 20 vjet eksperiencë pune si drejtues në disa pozicione në Bankat më të mëdha, ndër të cilat 5 vjet si drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF dhe në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH. Gjatë këtyre viteve punë në tregjet financiare ka përfaqësuar njësitë respektive që drejtonte në marrëdhënie partneriteti me institucione të rëndësishme publike, homologë vendas dhe të huaj, autoritete të tjera mbikëqyrëse brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare si Këshilli i BE-së, FMN-ja, BB, ECB, Standard & Poor's, etj. Kontribues në hartimin dhe koordinimin e punës për raportet dhe takimet me ekspertët e FMN dhe BB dhe plotësimin e rekomandimeve të dhëna për mirëqeverisjen e ndërmjetësve financiar.

Drejtues i disa grupeve ndërdepartamentale të punës për hartimin e akteve të reja rregullatore dhe ose amendim të tyre për tregun bankar, tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe fondet e pensioneve në përputhje me ACQUIS të BE-së, praktikat më të mira rajonale dhe specifikat e Shqipërisë me qëllim adresimin e rekomandimeve të dhëna nga FSAP, KE, KLSH, etj.

Kontakt: artur.ribaj@kulogos.edu.al

9) Llazarion Teneqexhi – Anëtar (Student)