FUNKSIONET E SENATIT AKADEMIK
- a. Garanton respektimin e parimeve të autonomisë, të lirisë akademike, si dhe të
drejtat e studentëve.
- b. I propozon Bordit të Administrimit dhe Bordit Drejtues të Fondacionit “LOGOS”
planin strategjik të zhvillimit të Kolegji Universitar “LOGOS”.
- c. Miraton planet strategjike të zhvillimit të njësive kryesore dhe njësive bazë.
- d. Miraton planin strategjik të kërkimit shkencor të Kolegji Universitar “LOGOS”.
- e. Miraton dokumentet e politikave për aspekte të ndryshme të veprimtarisë së
Kolegji
Universitar “LOGOS”.
- f. Miraton programin vjetor të veprimtarisë së Kolegji Universitar “LOGOS”.
- g. Miraton strukturën e përgjithshme të institucionit sipas kërkesave të Ligjit nr.
80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të
Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe numrin e personelit të Kolegji Universitar
“LOGOS” në të gjitha nivelet dhe strukturat; pasi të jetë konsultuar edhe me
Administratorin e institucionit dhe ia paraqet Bordit të Administrimit për miratim.
- h. Miraton mbylljen dhe riorganizimin e KU “LOGOS” si dhe bashkimin me një
institucion tjetër të arsimit të lartë, pasi është marrë mendimi i Bordit të Administrimit
dhe i Bordit Drejtues të Fondacionit “LOGOS”.
- i. Miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të KU “LOGOS” sipas
kërkesave të Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në
Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, duke marrë vlerësimin
paraprak të Bordit të Administrimit dhe të Bordit Drejtues të Fondacionit “LOGOS”.
- j. Ngre dhe miraton komisione të përhershme dhe të përkohshme për aspekte të
ndryshme të veprimtarisë së institucionit.
- k. Miraton projektet e zhvillimit, të kërkimit shkencor dhe të dixhitalizimit të
informacionit.
- l. Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së KU “LOGOS”, të hartuar nga
Rektorati dhe ia përcjell atë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
- m. Në fund të çdo viti akademik organizon një mbledhje të përbashkët të Senatit
Akademik me Bordin e Administrimit, ku diskutohet për veprimtarinë e
mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe atë financiare e administrative të institucionit.
➤