Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E DEPARTAMENTIT

Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është njësi përbërëse e njësisë kryesore të “Fakultetit të Shkencave të Aplikuara” pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”, që bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura.

Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është njësi bazë mësimore kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplina mësimore respektive.

Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” është krijuar në kuadër te riorganizimit të Fakulteti të Shkencave të Aplikuara pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” si dhe në përgjigje të kërkesave të kohës për arsimin e lartë dhe nevojës së tregut të punës për specialistë të shkencave të shëndetit dhe mirëqenies sociale.

Departamenti synon të zhvillojë aktivitetin mësimor dhe kërkimor bazuar ne Statutin e Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe aktet ligjore ne fuqi.

Stafi

Stafi akademik i Departamentit te “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” bashkëpunon dhe jep kontributin dhe ekspertizën e tij ne programin e studimit të ofruara nga Departamenti i “Shkencave të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale” pjesë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara