Loading....

Programet e Studimit në Bachelor

Programet e Studimit në Bachelor


  • Finance-Kontabilitet
    Financë-Kontabilitet

    Programi i studimit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet”.

    Kliko për më shumë
  • Menaxhim Biznesi
    Menaxhim Biznesi

    Misioni i programit “Bachelor në Menaxhim Biznesi“ është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e menaxhimit dhe të marketingut dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë të menaxhimit, të marketingut në njësi të vogla e të mesme të sektorit publik dhe privat. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si ato të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit të biznesit, të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, etj.

    Kliko për më shumë
  • Menaxhim Turizmi
    Menaxhim Turizmi

    Programi i studimit “Bachelor në Menaxhim Turizmi” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Menaxhim Turizmi”.

    Kliko për më shumë
  • Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë
    Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

    Misioni i programit “Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë “ është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e teknikës së lartë në laboratorët mjekësorë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si mikrobiologjia, biokimia, histopatologjia, imunologjia, diagnostika molekulare, teknika laboratorike etj.

    Kliko për më shumë
  • Mësuesi për Arsimin Parashkollor
    Mësuesi për Arsimin Parashkollor

    Programi përqendrohet në zhvillimin e njohurive, qëndrimeve, aftësive, në praktikën, reflektimin dhe përvojat në terren, të nevojshme për t'u bërë profesionist kompetent në fushën e arsimit parashkollor. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si psikologjia e zhvillimit, psikologjia e edukimit, kurrikula, metodologjia e mësimdhënies, metodika speciale, vlerësimi i fëmijës së moshës parashkollore, pedagogjia familjare, gjuhësia, matematika, shkencat shoqërore, shkencat e natyrës, artet, etj.

    Kliko për më shumë
  • Informatikë e Zbatuar
    Informatikë e Zbatuar

    Misioni i programit “Bachelor në Informatikë të Zbatuar” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e informatikës dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si gjuhë programimi, teori dhe praktikë rrjetash kompjuterike, sisteme operative, teknologji informacioni, zhvillim i faqes web, etj.

    Kliko për më shumë
  • Theologji Sociale dhe Shkenca Religjoz
    Theologji Sociale dhe Shkenca Religjoz

    Programi i studimit “Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Studime në Theologji Sociale dhe Shkenca Religjioze”.

    Kliko për më shumë
  • InGjuhë dhe Civilizim Grek
    Gjuhë dhe Civilizim Grek

    “Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek” është të pajisë studentët me kompetencën e zotërimit të gjuhës greke, që u mundëson atyre komunikimin në kontekste të ndryshme gjatë karrierës; të njohë studentët me origjinën, zhvillimin, arritjet, vlerat e civilizimit grek; të aftësojë studentët të kuptojnë rolin dhe ndikimin e këtij civilizimi në zhvillimin e shoqërisë njerëzore; të zhvillojë te studentët kompetencën globale dhe ndërkulturore. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si linguistika, letërsia, historia, kultura, etj.

    Kliko për më shumë