Loading....

Konferenca e Katërt Shkencore e Studentëve

Konferenca e Katërt Shkencore e Studentëve

Konferenca e iv-të studentore e fakulteti ekonomik të kolegjit universitar “logos” në partneritet me departamentin e financë - kontabilitet, fakultetin e ekonomisë dhe agrobiznesit të universitetit bujqësor të tiranës.

Kolegji Universitar “LOGOS” në partneritet me Departamentin e Financë - Kontabilitet, Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqësor të Tiranës organizoi më datë 27 korrik 2021 Konferencën e IV-të Studentore me temë: “Të studiosh ekonomi për të adresuar sfidat e saj”.

Aktiviteti u hap me përshëndetjen e Prof. Dr. Ilia Ninka (Rektor i Kolegjit Universitar “LOGOS”) dhe më pas u vijua me përshëndetjen e Prof. Dr. Lindita Milo (Lati), (Dekan i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin Universitar “LOGOS”), dhe përshëndetjen e Prof. Asoc. Dr. Skënder Uku (Pergjegjes Departamenti i Financë- Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës).

Sesioni i parë e prezantimeve u moderua nga Prof. Dr. Artur Ribaj (Përgjegjës i Departamentit Financë – Kontabilitet, në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Universitar “LOGOS”). Sesioni i dytë e prezantimeve u moderua nga Dr. Emira Spahaj (Përgjegjëse e Departamentit Menaxhimit, në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Universitar “LOGOS”).

Aktiviteti ishte i hapur për diskutime e pyetje nga pedagogët, studentët dhe të gjithë të ndjekësit e Konferencës Studentore, dhe synon që të nxisë kërkimin shkencor dhe rrisë bashkëpunimin me studentët për adresimin e sfidave dhe problematikave ekonomike nga profesionistët e ardhshëm.

Kolegji Universitar "Logos" - Dritë dhe fuqi jete!
Për më shumë informacion na kontaktoni:
Tel: +35569 30 30 277
E-mail: studenti@kulogos.edu.al