Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E FAKULTETIT

Ne realizojmë angazhimin e studentëve tanë në fitimin e njohurive dhe aftësive të biznesit përmes të menduarit dhe hulumtimit ndërdisiplinor, të mësuarit eksperimental dhe reflektimit kritik për përmbushjen personale dhe profesionale. Ne përpiqemi të krijojmë vlera të veçanta për studentët, biznesin dhe shoqërinë ku jetojmë përmes aktiviteteve që çojnë në suksesin e karrierës dhe avancimin e dijeve profesionale.

Ne edukojmë studentë në përputhje me profesionet aktuale dhe të ardhshme të biznesit duke synuar të përmbushim me sukses dhe etikë sfidat e mjedisit global të biznesit. Përmes bashkëpunimit aktiv me institucionet lokale, rajonale, kombëtare dhe globale, fakulteti ynë përpiqet të ofrojë një edukim biznesi me cilësi të lartë, nëpërmjet të mësuarit eksperimental, një kurrikule relevante dhe kontributeve shkencore.

Qëllimi afatgjatë i fakultetit është të ofrojë programe dhe diploma të shkëlqyera universitare që i përgatisin studentët për t'u bërë profesionistë të suksesshëm të biznesit në një vend pune, gjithnjë e më të larmishëm dhe të ndërlidhur.

Fakulteti ynë është i angazhuar në kryerjen dhe shpërndarjen e hulumtimeve që përmirësojnë praktikën e biznesit, duke ofruar mundësi për të mësuarin eksperimental të studentëve, dhe forcimin e një reputacioni të fortë akademik me qëllim rekrutimin dhe punësimin e studentëve në një treg pune konkurrues. Ne gjithashtu sigurojmë programe afatshkurtra të përshtatura me nevojat e biznesit duke krijuar dhe lehtësuar të nxënit e tyre gjatë gjithë jetës.

Përparësia krahasuese e Fakultetit rrjedh nga një frymë e fortë komunikimi dhe gjithëpërfshirëse, një fakultet i angazhuar për kërkime dhe mësimdhënie cilësore, staf të përkushtuar dhe mbështetje të vazhdueshme nga alumni dhe komuniteti i biznesit. Arritja e misionit tonë varet nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithë individëve në secilën nga këto grupe përbërëse që punojnë së bashku për arritjen e rezultateve të dobishme në këtë profesion.