Kolegji Universitar "LOGOS" ka hartuar Planin Strategjik të Zhvillimit për periudhën 2025-2030. Ky plan synon të përgatisë studentët për të ardhmen e tyre profesionale dhe personale, duke ofruar programe bashkëkohore, përvojë ndërkombëtare, veprimtari jashtëkurrikulare, praktika profesionale, mobilitete ndërkombëtare dhe mentorim në karrierë.
Veprimtaria e Kolegjit do të orientohet drejt konsolidimit dhe përditësimit të programeve ekzistuese, si dhe pasurimit të ofertës akademike me programe të reja studimi. Përmirësimet do të fokusohen në balancimin e lëndëve, adresimin e rekomandimeve nga ekspertët vlerësues dhe përmirësimin e programeve mësimore në përputhje me zhvillimet bashkëkohore, si: aplikimi praktik i njohurive, inovacioni, dixhitalizimi, inteligjenca artificiale (AI).
Objektivat Strategjike 2025-2030
Kolegji Universitar "LOGOS" ka përcaktuar këto objektiva strategjike për periudhën 2025-2030:
Përveç këtyre, plani përfshin plane konkrete veprimi në fusha kyçe, si: rritja e ndërkombëtarizimit, forcimi i bashkëpunimeve me partnerë akademikë dhe institucionalë, si dhe sigurimi i një rritjeje të qëndrueshme dhe cilësore të regjistrimeve.
Kolegji Universitar "LOGOS" mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të një arsimi cilësor, të orientuar drejt së ardhmes, në funksion të formimit të brezave të rinj të përgjegjshëm, të aftë dhe të përgatitur për sfidat e një bote në ndryshim të vazhdueshëm.