Loading....

Trajnime

KU LOGOS merr pjesë në Projektin “Nyja e Mbështetjes nga Kolegë të Procesit të Bolonjes”

Kolegji Universitar LOGOS merr pjesë në projektin “Nyja e Mbështetjes nga Kolegë të Procesit të Bolonjes.” Projekti synon të transferojë dije dhe kompetenca për ndërtimin e kapaciteteve në elemente-kyç të procesit të Bolonjes nëpër IAL në hapësirën europiane të AL. Me koordinimin e Ministrisë fedelare të Arsimit dhe Kërkimit të Gjermanisë dhe Agjencisë Gjermane për Shkëmbime Akademike (DAAD), projekti u financua pjesërisht nga ERASMUS+. Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë ka qenë ndër partnerët kryesorë të tij.

Me mbështetjen e e mentorit të caktuar për LOGOS, Prof. Dr. Volker, Gehmlich, KU LOGOS zhvilloi kapacitetet e stafit të tij përmes dy trajnime me stafin akademik dhe mbështetës akademik (01.10.2021 dhe 27.06.2022), tri seanca konsultuese me koordinatorët e projektit te LOGOS, Prof. As. Dr. Konstantinos Giakoumis dhe Prof. As. Dr. Spartak Bozo, ashtu edhe përmes pjesëmarrjes në një konferencë ndërkombëtare me ekspertë, partnerët e konsortiumit and pale të tjera të interesuara. Fushat që u trajtuan në këtë pjesëmarrje ishin zhvillimi i programeve të reja, procese të zhvillimit të kurrikulave, sigurimi i cilësisë dhe konvergjimi i kultures organizative me misionin e institucionit.

- Sesioni II- Marte, 28.06.2022, ora 12:00-14:00, gjithe stafi akademik
1. Harmonizimi i studimit - qëllimet & objektivat me Objektivat e të Mësuarit të lëndëve & moduleve
2. Kultura e Cilësisë dhe Siguria e Cilësisë
3. Kultura Organizative në LOGOS



- Sesioni II.2 - E Mërkurë, 29.06.2022, ora 10:00-12:00 - Rektorati, Dekanët & Administratori
1. Zhvillimi i Programeve të reja të Studimit
2. Rishikimi i Kutikulës


Prezantimi i “Nyja e Mbështetjes nga Kolegë të Procesit të Bolonjes” (shkarko këtu)

Broshura, Seminari Mbi Pedagogjine Universitare


Broshura, Seminari Mbi Pedagogjine Universitare (shkarko këtu)