Loading....

Programe Master Profesional

Master Profesional


  • Master Profesional në Financë-Kontabilitet
    Master Profesional në Financë-Kontabilitet

    Programi i Ciklit të Dytë të studimit “Master Profesional” në Financë Kontabilitet i pajis të diplomuarit me njohuri të thelluara profesionale në fushën e Financës dhe Kontabilitetit duke reflektuar dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës si dhe specifikat e kërkesës së tregut dhe të ekonomisë shqiptare.Studimet e Ciklit të Dytë, “Master Profesional” në Financë Kontabilitet, përmbyllen me provim përfundimtar ose punim diplome dhe në përfundim të tij, lëshohet diploma “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.

    Kliko për më shumë
  • Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laborator Mjekësore
    Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laborator Mjekësore

    Objektivat e programit Master Profesional janë te qarta profesionalisht dhe të arritshme. Planet dhe programet mësimore janë ne përputhje të plotë me kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për arsimin e lartë si dhe kërkesat e sistemit të Bolonjës. Stafi akademik i programit te studimit Master Profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është nga me te kualifikuarit dhe me kompetencë të plotë shkencore dhe profesionale duke përmbushur maksimalisht kërkesat e programit mësimorë.

    Kliko për më shumë
  • Master Profesional në Theologjinë Sociale dhe Praktike
    Master Profesional në Theologjinë Sociale dhe Praktike

    Programi i Studimit synon t’u japë pjesëmarrësve aftësitë e nevojshme për kërkimin sociologjik dhe zbatimin praktik të vlerave të Theologjisë Sociale për të trajtuar dhe parandaluar çështjet me bashkëjetesën e komuniteteve fetare dhe paqen sociale. Të diplomuarit e programit të studimit Master i Theologjisë Sociale dhe Praktike do të kenë formim shkencor dhe profesional me njohuri të avancuara në këtë fushë, do të kenë njohuri të mjaftueshme për traditat fetare që gjenden në Shqipëri, do të kultivojnë aftësitë e vetëdijes për të kuptuar dhe zgjidhur çështjet sociale që ndikojnë negativisht në grupet e dobëta sociale dhe do të familjarizohen me çështjet bashkëkohore të Etikës dhe Bioetikës që mundojnë shoqërinë moderne dhe do të kuptojnë parimet bazë për trajtimin e tyre.

    Kliko për më shumë