Loading....

Fjalori i Anasjellë i Gjuhës Shqipe

FJALORI I ANASJELLË I GJUHËS SHQIPE

Fjalori i Anasjellë i Gjuhës Shqipe është një projekt kolektiv në formë elektronike me akses të hapur për të gjithë, që ka nisur në vitin 2020 në kuadër të lëndës së Gjuhësisë në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsisë të Kolegjit Universitar “LOGOS”, pas konstatimit se gjuha shqipe nuk ka fjalor të anasjellë. Fjalori quhet i tillë, sepse lemat renditen sipas alfabetit duke nisur nga shkronja e fundit drejt shkronjës së fillimit, domethënë nga fundi drejt fillimit të fjalëve. Pika e nisjes ishte Fjalori i Anasjellë i Greqishtes së Re (Anastassiadis-Symeonidis 2003). Me iniciativën e Prof. Anastassiadis-Symeonidis, ky projekt kolektiv iu caktua një grupi prej katër studentësh1 të vitit të fundit të Kolegjit Universitar "LOGOS" nën mbikëqyrjen e pedagoges Theano Kostoli. Baza për hartimin e lematologjisë u bë Fjalori autoritar i Gjuhës Shqipe i Akademisë së Shkencave të Tiranës (2006), i cili përmban afërsisht 50.000 lema së bashku me lemat e nënrenditura (endolemat), të cilat dalin kur trajta lematike është folje. Këto lema i përkasin katër kategorive gramatikore: foljes në trajtën pësore, mbiemrit, emrit ose ndajfoljes. Gjatë nënrenditjes, rrënja e foljes ruhet në trajtën veprore me shtimin e prapashtesave ose mbaresave në varësi të kategorisë së re. Në vazhdimësi këto lema u përfshinë në mënyrë të barabartë në Fjalorin e Anasjellë të Gjuhës Shqipe dhe u renditën sipas rendit të tyre alfabetik.

DownloadParathenia - Fjalori i Anasjellë i Gjuhës Shqipe DownloadFjalori i Anasjellë i Gjuhës Shqipe