Loading....

Shkollë Verore

PROGRAME TE FORMIMIT TE VAZHDUAR

Shkollë Verore për nxënësit e Shkollës së Mesme

Nxënësit 15-18 vjeç mund të marrin në konsideratë të kalojnë falas, përveç transportit, një javë mbresëlënëse nga mesi i korrikut në Shën Vlash, Durrës. Këtu do të kenë mundësinë të eksplorojnë një shumëllojshmëri kursesh universitare në Theologji dhe të jetojnë e të mësojnë së bashku me një grup bashkëmoshatarësh të ndryshëm.

Shkolla jonë verore për nxënësit e shkollës së mesme (djem e vajza) është projektuar për t’i përgatitur për hapin tjetër shumë të rëndësishëm, si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë shoqëror, duke hapur rrugën drejt një përvoje të suksesshme universitare.

Ata do të kalojnë një periudhë të verës në një ambient të krishterë orthodhoks; do të takojnë njerëz të rinj nga mbarë Shqipëria; do të fitojnë dije dhe aftësi të vlefshme; do të eksplorojnë Durrësin – një nga qytetet më me gjallëri dhe histori të Shqipërisë – mes një komuniteti bashkëmoshatarësh dhe këshilltarësh mbështetës.

Programi ynë Veror Parauniversitar

Eksperiencë njëjavore falas me kurse në Theologji, Gjuhë dhe Informatikë

Bashkohuni me nxënës të tjerë të shkollës së mesme të interesuar për Theologjinë në kompleksin e Shën Vlashit, ku mund të zhvilloni njohuritë në tema me larmishmëri të gjerë, të tilla si Theologjia, Studimi Biblik, Liturgjika, Historia, Muzika Bizantine dhe Shkrimi Akademik.

Programi përmban:

  1. 12 kurse bazë të programit “Bachelor” në Theologji, të projektuara për t’u dhënë nxënësve parauniversitarë një përjetim paraprak të lëndëve universitare.
  2. Banimin dhe ngrënien së bashku me nxënës parauniversitarë e stafin rezidencial. Akomodimin në godina të veçanta për vajzat dhe djemtë.
  3. Ditët e strukturuara, me takime në klasë gjatë ditëve të javës dhe aktivitete parauniversitare.

Gjatë javës suaj në Shën Vlash, do të merrni pjesë në leksione çdo ditë dhe do të ndiqni seminare për përgatitjen universitare ose aktivitete për ndërtim grupi. Mbrëmjeve do të përfundoni detyrat e shtëpisë në dhomën tuaj dhe do të merrni pjesë në aktivitetet sociale e argëtuese.

Ju do të largoheni nga programi veror parauniversitar më të aftë për të menduar në mënyrë kritike dhe me njohuri për disa tema bazë të Theologjisë Orthodhokse.

Kriteret për 2019-ën

Komisioni i pranimit po kërkon nxënës të maturuar dhe të motivuar në aspektin akademik, të cilët plotësojnë këto kritere:

  1. Të përfundojnë shkollën e mesme në 2019, 2020 ose 2021
  2. Të kenë mbushur të paktën 15 vjeç para 1 dhjetorit të 2018 dhe të mos mbushin 19 vjeç para 30 korrikut të 2019.
  3. Numri i nxënësve të përzgjedhur nga aplikimet do të jetë i kufizuar, 10-15 persona.