Loading....

Menaxhim i Fermës Buqësore

Menaxhim i Fermës Bujqësore


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Profesional në Agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore” është program që ofrohet pas arsimit të mesëm. Ky program organizohet me 120 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 2-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 5-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet Diplomë Profesionale në Agrobiznes me profil “Menaxhim i Fermës Bujqësore”.

Misioni i Programit Profesional në Agrobiznes me profil “Marketing i Produktit Bujqësor” është formimi i specialistëve në sektorin e agrobiznesit. Ky program studimi ofron mundësi për t’u njohur në mënyrë konkrete me menaxhimin e fermave bujqësore dhe proceset e agro-përpunimit

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Ky program përgatit specialistë të aftë si sipërmarrës që mund të organizojnë biznese të vogla dhe të mesme private; t’i menaxhojnë ato, të marketojnë produktet bujqësore, të vendosin çmimet e produkteve bujqësore, të respektojnë të drejtat dhe detyrimet e biznesit, të përballojnë me sukses konkurrencën në fushë. Kjo diplomë i ndihmon studentët të punësohen në firmat rajonale dhe kombëtare të agrobiznesit dhe agjencitë e produkteve bujqësore.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Menaxhim i Fermës Bujqësore

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Baza të ekonomisë 6
2 Informatikë e zbatuar 6
3 Sipërmarrje dhe drejtim i biznesit të vogël 6
4 Ekonomi bujqësore 6
5 Gjuha e huaj(Anglisht) 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Menaxhim agrobiznesi 6
2 E drejtë biznesi 6
3 Lëndë me zgjedhje sipas specialiteteve 6
4 Gjuhë e Huaj (Greqisht) 6
5 Praktikë profesionale 6
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Mbledhje e përpunim të dhënash 6
2 Baza të Kontabilitetit 6
3 Lëndë me zgjedhje sipas profileve 6
4 Lëndë me zgjedhje sipas profileve 6
5 Lëndë me zgjedhje sipas profileve 6
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Extensioni bujqësor 6
2 Lëndë me zgjedhje sipas profileve 6
3 Politikat e menaxhimit të agrobiznesit 6
4 Praktikë profesionale 6
5 Provim Final 6
- Totali ECTS Semestri IV 30

Lëndë me zgjedhje

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Baza të prodhimit bimor 6
2 Fitotekni 6
3 Drejtim ferme 6
4 Menaxhim i burimeve njerëzore 6
5 Menaxhim I teknikës bujqësore 6

Gjuhë e huaj: Anglisht, Greqisht