Loading....

Misioni

MISIONI DHE VEPRIMTARIA E FAKULTETIT

Ne synojmë të ndryshojmë jetë dhe rrisim potencialet humane, me programet risi që përgatisin profesionistë për t’i shërbyer botës së larmishme. Anëtarët e fakultetit nuk janë vetëm udhëheqës në fushat e tyre, por edhe mentorë dhe edukatorë të shkëlqyer që frymëzojnë të tjerët të rriten dhe të mësojnë. Të diplomuarit tanë do të rrisin shëndetin dhe mirëqenien e brezave.

Fakulteti synon të nxjerrë të diplomuar të aftë për të përballuar me kompetencë dhe tolerancë problemet me të cilat haset shoqëria moderne dhe për të gjetur mënyra të reja për të integruar botën natyrore dhe njerëzore, jo vetëm përmes punës së thelluar kërkimore të caktuar për secilën prej disiplinave, dhe sferave ndërdisiplinore, por edhe duke shpresuar të përmbush sfidat e shumta të së ardhmes.

Vëmendje e madhe i kushtohet theologjisë, gjuhës greke dhe qytetërimit dhe pedagogjisë parashkollore, si dhe kërkimeve shkencore, psikologjisë, metodave të mësimdhënies të lëndëve të ndryshme në fushën e arsimit.

Nxënësit mësohen të ndihmojnë këdo, pavarësisht aftësive të tij, veçorive të sjelljes, shëndetit mendor dhe fizik, si dhe të zbatojnë metodat e edukimit.

Jeta studentore nuk është vetëm për studim, por edhe për t’iu bashkohen disa grupeve studentore si; atletë, artistë, ideatorë, vullnetarë dhe ata që synojnë të flasin për tema profesionale dhe pedagogjike. Ju do të merrni përshtypjet më të mira nga jeta e larmishme dhe tërheqëse studentore!