Loading....

Tarifat e Shkollimit

Kolegji Universitar Logos, një institucion privat jofitimprurës, i licencuar dhe i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ofron programe studimi Bachelor dhe Master Profesional në fushat më të kërkuara nga tregu i punës që garantojnë formim dhe aftësim për një punësim të afërt.
Kolegji Universitar Logos ofron këto programe studimi :

Tarifat e Shkollimit(shkarko tarifat)

Fakulteti Ekonomik

Emërtimi i programit të studimit Kredite Kohëzgjatja Kritere pranim Tarifa e shkollimit/Lekë në vit Mundësi punësimi
Bachelor në financë-kontabilitet 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti
Bachelor në menaxhim biznesi 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Administrator i përgjithshëm, analist i proceseve operacionale, drejtues projektesh, economist në sektorin e administrates publike, manaxher në sektorin bankar, manaxher në sektorin e sigurimeve, manaxher shitjesh, manaxher portofoli, menaxher i burimevenjerezore, menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit, menaxheri nvestimesh, menaxher marketing, menaxher reklame dhe promocioni
Baclehor në menaxhim turizmi 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në agjenci turistike, në hotele, në resorte, në qendra arkeologjike, në sektorin e turizmit rural, në agjencitë promocionit turistik
Master profesional në financë-kontabilitet 60 1 Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik 150000 Në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjithal llojeve
Studime profesionale në menaxhim ferme 120 2 Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik 150000 Në menaxhim e fermave bujqësore dhe blegtorale, si konsulentë të menaxhimit të agrobiznesit, në menaxhimin e ndërmarrjeve të përpunimit të produkteve bujqësore
Studime profesionale në marketing të produktit bujqësor 120 2 Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik 150000 Në ferma e ndërmarrje të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, në agjenci të mbrojtjes së konsumatorit, në sektorin e turizmit rural, në agjenci promocioni të produkteve bujqësore

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Emërtimi i programit të studimit Kredite Kohëzgjatja Kritere pranim Tarifa e shkollimit/Lekë në vit Mundësi punësimi
Bachelor në informatikë të zbatuar 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 170000 Programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të ëeb, në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, institucionet fitimprurëse.
Bachelor në teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 180000 Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore.
Master profesional në teknikë e lartë në në laboratorë mjekësorë 60 1 Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik 180000 Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor

Emërtimi i programit të studimit Kredite Kohëzgjatja Kritere pranim Tarifa e shkollimit/Lekë në vit Mundësi punësimi
Bachelor në Theologji Sociale dhe Studime Religjoze 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në instituione fetare, në institute të studimeve, në institucione mediatike
Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në sektorë të marrëdhënieve me jashtë të institucioneve qeveritare apo joqeveritare, në sektorë të përkthimit, në sektorë të projekteve, në agjenci të ndryshme shërbimesh, në instituione mediatike, organizata ndërkombëtare, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare
Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në kopshte të fëmijëve, në qendra të fëmijëve parashkollorë
Bachelor në Punë Sociale 180 3 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në sistemin publik e privat të sektorit të shërbimeve sociale, si dhe si bashkëpunëtorë të strukturave jofitimprurëse që japin shërbime të drejtpërdrejta për qytetarin
Master i Shkencave në Turizëm Religjioz 120 2 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Në institucione qeverisjeje në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare; institucione dhe agjenci turistike shqiptare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e më gjerë; institucione publike e private; organizata jofitimprurëse; qendrat e zhvillimit; institucione në nivel qendror pranë njësive të hartimit të politikave dhe shërbimeve të zhvillimit ekonomik,të turizmit dhe kulturës
Master i Shkencave në Përkthim Profesional 120 2 Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 150000 Të diplomuarit në programin e studimit Master i Shkencave në Përkthim Profesional mund të punësohen:
• si profesionistë të lirë, d.m.th. të hapin një zyrë përkthimi ku të ofrojnë shërbime të ndryshme përkthimi dhe lokalizimi;
• si profesionistë të lirë, d.m.th. të ofrojnë shërbimet e tyre si interpretë simultanë/konsekutivë;
• si bashkëpunëtorë të jashtëm/përkthyes pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë zyrave noteriale, ministrive të tjera të linjës, selive diplomatike ose agjencive rajonale ose zyrave të përkthimit;
• pranë organizatave të ndryshme brenda ose jashtë Shqipërisë të cilat kanë nevojë për përkthyes profesionistë.