Loading....

DEKAN I FAKULTETIT EKONOMIK

Prof. Dr. Artur Ribaj

Biografia:

Prof. Dr. Artur Ribaj, Pedagog dhe Konsulent për tregjet financiare.
Rreth 25 vjet përvojë pune në fushën akademike si lektor në universitete publike dhe së fundmi edhe në privat për lëndë të lidhura me tregjet dhe institucionet financiare, audit, menaxhim risku, etj. Autor artikujsh shkencor të botuar në revista të indeksuara me SCOPUS, apo indeksime të tjera. Autor punimesh në konferenca ndërkombëtare si edhe oponent dhe udhëheqës shkencor për disertacione në fushën e tregjeve financiare. Mban gradën Doktor Shkencash prej vitit 2004 nga FEUT, si edhe titullin Prof. Asoc. prej vitit 2012, ndërsa në vitin 2021 mori titullin professor doktor. Zotëron certifikime ndërkombëtare në fushën e Letrave me Vlerë (Titujve), Menaxhimit të Rrezikut, Stabilitetit Financiar, Legjislacioni i BE-së, Pastrimit të Parave, etj.;

Mbi 20 vjet eksperiencë pune si drejtues në disa pozicione në Bankat më të mëdha, ndër të cilat 5 vjet si drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në AMF dhe në Departamentin e Mbikëqyrjes në BSH. Gjatë këtyre viteve punë në tregjet financiare ka përfaqësuar njësitë respektive që drejtonte në marrëdhënie partneriteti me institucione të rëndësishme publike, homologë vendas dhe të huaj, autoritete të tjera mbikëqyrëse brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe institucione të tjera ndërkombëtare si Këshilli i BE-së, FMN-ja, BB, ECB, Standard & Poor's, etj. Kontribues në hartimin dhe koordinimin e punës për raportet dhe takimet me ekspertët e FMN dhe BB dhe plotësimin e rekomandimeve të dhëna për mirëqeverisjen e ndërmjetësve financiar.

Drejtues i disa grupeve ndërdepartamentale të punës për hartimin e akteve të reja rregullatore dhe ose amendim të tyre për tregun bankar, tregun e sigurimeve, fondet e investimeve dhe fondet e pensioneve në përputhje me ACQUIS të BE-së, praktikat më të mira rajonale dhe specifikat e Shqipërisë me qëllim adresimin e rekomandimeve të dhëna nga FSAP, KE, KLSH, etj.

Kontakt: artur.ribaj@kulogos.edu.al

DEKAN I FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË APLIKUARA

Prof. Asoc. Spartak Bozo

Biografia:

Lindur në Tiranë 03.03.1954 Studimet e Larta në degën Kimi industriale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ka kryer specializime jashtë vendit në Itali, Francë në fushën e Biokimisë. Ka marrë gradën Kandidat i Shkencave (Dr) (PhD) në Institutin e Studimeve të Biosintezës, pranë Qendrës Kombëtare të Kërkimeve në vitin 1989, dhe titullin "Mjeshtër Kërkimesh' (Prof i As) në vitin 1994.

Ka punuar në Akademinë e Shkencave në Institutin e Kërkimeve Biologjike nga viti 1986-1997 si punonjës shkencor dhe që nga viti 1989 përgjegjës i Departamentit të Biokimisë e Biofizikës të këtij Instituti.
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë në Drejtorinë e Patentave dhe Markave, pranë Këshillit të Ministrave në periudhën 1997-2005.
Në periudhën 2006-2016 pedagog dhe zv. Dekan ne Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor.
Në periudhën 2016-2020 Përgjegjës Departamenti në Universitetin e Sporteve, i angazhuar me mësimdhënie dhe kërkim në fushën e Biologjisë, Biokimisë Biokimisë e Gjenetikës Humane.

Botime të shumta shkencore në periodikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në fushën e Biokimisë, Gjenetikës dhe përshtatjes së organizmit në kushtet e pamjaftueshmërisë dhe mungesës së oksigjenit.

Pjesëmarrje e referime kryesore në një sërë aktivitetesh shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Anëtar në vite në disa Rrjete e Shoqata shkencore e profesionale kombëtare e ndërkombëtare.

Që prej Tetor 2020, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos”.

Kontakt: spartak.bozo@kulogos.edu.al

DEKAN I FAKULTETIT TË SHKENCAVE HUMANE DHE KOMUNIKIMIT GJUHËSOR

Prof. Asoc. Dr. Konstantinos Giakoumis

Biografia:

Konstantinos Giakoumis është Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor pranë Kolegjit Universitar LOGOS dhe anëtar e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Ai ka përfunduar studimet Universitare Bachelor në Studime Pedagogjike nga Universiteti i Athinës, Greqi; është mbajtës Doktorate Ph.D. pranë Qendrës së Studimeve Bizantine, Osmane dhe Helenike Moderne të Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar (University of Birmingham UK) ndërsa që nga viti 2011 ai ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Është anëtar e Bordit Këshillues Shkencor i projektit Historiografia në Evropën Osmane, autor ose bashkautor i katër monografive, disa kapitujve librash dhe artikujve në revista shkencore të indeksuara dhe të vlerësuara me faktor impakti. Në fushën e arteve ka kuruar dy ekspozita veprash arti, njëkohësisht duke redaktuar katalogët e tyre, cf. Giakoumis, Konstantinos, red. 2017. Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës (Shek. XII para Kr. – Shek. XX p. Kr.).Tirana: Pegi dhe Giakoumis Konstantinos, red. 2015. Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit. Tirana: Gent Grafik.

Ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri që nga viti 2003.

Kontakt: konstantinos.giakoumis@kulogos.edu.al
CV e plotë: https://kulogos.academia.edu/KonstantinosGiakoumis/CurriculumVitae