Loading....

Partneritetet

Bashkëpunimi dhe ndërtimi i partneriteteve me organizata jashtë institucionit është jetësor për arritjen e vizionit dhe përmbushjen e misionit të Kolegi Universitar “LOGOS”. Kolegji Universitar “LOGOS” ka bashkëpunime me institucione dhe organizata të llojeve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si me institucione të arsimit të lartë, me institucione qeveritare, me institucione shëndetësore, me organizata profesionale, me organizata të biznesit dhe të shërbimit. Këto bashkëpunime dhe partneritete mundësojnë përvoja praktike për studentët, shkëmbim të personelit dhe të studentëve; ofrojnë mundësi punësimi për të diplomuarit; mundësojnë veprimtari të përbashkëta kërkimore, trajnime, dhenie konsulence dhe ekspertize dhe transferim teknologjie. Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve Kolegji Universitar “LOGOS” përcjell përvojën e vet më të mirë tek partnerët dhe jep kontribut në zhvillimin e shoqërisë.

Në kuadrin e Planit Strategjik të Zhvillimit 2018-2024, Kolegji Universitar “LOGOS” ka përcaktuar disa objektiva në fushën e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar që synojnë shtimin dhe zgjerimin e partneriteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të mbështetur mësimdhënien, të nxënit, kërkimin, punësimin e studentëve dhe shkëmbimin e përvojave.

Partnerët e Kolegjit Universitar “LOGOS”