Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës

Prof. Dr. Ilia Ninka

Biografia:

Përfundoi studimet Universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë Speciale, 1966-1971.

Bashkëpuntor me disa univeristete si:
> Universiteti i Siegen-it Gjermani
> Universiteti Portsmuthit Angli
> Universiteti CEU Hungari
> Universiteti Aristotel Selanik, Greqi
> Universiteti Bristolit Angli
> Universiteti Marne La Vallee, France
> Visiting Professor, SEE University
> Visiting Professor, Universiteti i Tetoves

Një ndër themeluesit e Katedrës së Informatikës dhe ngritjes së Degës së Informatikës 1984. Përgjegjës i Departamentit të Informatikës. Hartues planesh mësimore të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në Departamentin e Informatikës UT.

Anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës, Kryetar i komisionit të lëndës "Informatika".

Kryetar i grupit këshillimor shkencor për programin "Sistemet dhe teknologjitë e informacionit". Kryetar i Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Informatikë.

Anëtarët e Komisionit të Provimit të Shtetit të caktuar me Urdhrat e Ministrit të Arsimit “Për ngritjen e Komisionit të Provimit të Shtetit për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, Drejtimi Matematikë-Informatikë.

Udhëheqës i mbi 20 Doktoraturave, dhe një numri të konsiderueshëm diplomash Masteri Shkencor.
Drejtues i disa projekteve.

Autor i mbi 30 teksteve shkollore të Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit si dhe i disa teksteve Universitare. Autor monografie, artikujsh shkencorë popullorë, artikujsh të paraqitur në Konferenca Shkencore, hartues raportesh teknike, leksionesh të shkruara në lëndët C++, JAVA, Inteligjencë Artificiale, UML, programim në Web.

Titullar lëndësh si Struktura të dhënash, Logjikë qarqesh, Inteligjencë Artificiale, Gjuha C, Metoda Numerike, GJUHA FORTRAN, Gjuha Pascal, Gjuha C++, Gjuha Java.

Autor ose bashkëautor i rreth 40 artikujve shkencorë.
Drejtues i ekipit përfaqësues në Olimpiadat Ndërkombëtare të Informatikës.
Anëtar Jurie i Olimpiadave Informatike. Kryetar i Jurisë së Olimpiadës Ballkanike të Informatikës.
Zotërues me gojë e me shkrim i gjuhëve: Frëngjisht, Anglisht, Italisht, Rusisht

Organizata Joqeveritare

  1. Anëtar Rotary Club Tirana 1993 e në vazhdim
  2. President i Rotary Club Tirana 1994-1995
  3. Anëtar Nderi i Rotary Club, Korça
  4. Medalje Nderi nga Universiteti Fan Noli Korçë

Email: ilia.ninka@kulogos.edu.al


Dr. Esmeralda Kadëna

Biografia:

Esmeralda Kadëna është përgjegjëse e Departamentit të Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, në Fakultetin e Shekncave të Aplikuara në Kolegjin Universitar “Logos” në Tiranë, ku punon si pedagoge dhe drejton kërkimin shkencor.

Në vitin 2022 ka mbaruar, studimet e doktoraturës (Ph.D.) me nderimet më të mëdha (summa cum laude) pranë Shkollës Doktorale të Shkencave të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Universitetin e Obudës, në Hungari falë bursës Hungareze të fituar në vitin 2017, specifikisht në fushën e sigurisë në IT. Studimet e mëparshme i ka mbaruar përkatësisht në vitet 2014 (Bachelor) dhe 2016 (Master Shkencor) në Informatikë Ekonomike pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Në vitin 2017 deri 2018 ka punuar si këshilluese ndërkombëtare studentore pranë Departamentit Ndërkombëtar në Universitetin e Obudës. Prej vitit 2019 deri 2022 ka punuar si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhimit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Obudës. Njëkohësisht në vitin 2021 punësohet po nga i njëjti Universitet edhe si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Sigurisë. Fusha e ekspertizës mësimore përfshin Programimin në C++, Analizën e të dhënave, Bazat e të dhënave, Konceptet e Shkencave Kompjuterike, Sigurinë Kibernetike, Politikat e Inovacionit dhe Zhvillimit, Metodat dhe Teoritë e Vendimmarrjes në fushën e IT.

Gjithashtu prej vitit 2019 punon si kërkuese shkencore në projekte të ndryshme në lidhje me kontejnerët e të dhënave, dixhitalizimin, robotikë, dhe sigurinë kibernetike në Shkollën Doktorale prej të cilës u diplumua. Prej 2021 deri 2022 ka kontribuar si Ambasadore e Shqipërisë për kërkuesit shkencorë Shqiptarë në Hungari. Gjatë këtyre viteve në jetën akademike, Esmeralda Kadëna, ka shkruar dhe publikuar disa artikuj në konferenca dhe revista shkencore të mirënjohura ndërkombëtare. Evidencë e cila reflektohet në:

MTMT (Biblioteka e punimeve shkencore në Hungari): https://m2.mtmt.hu/gui2/?type=authors&mode=browse&sel=10060990
Google Scholar: https://scholar.google.com/citations?user=sXoo8y8AAAAJ&hl=en
ResearchGate: https://www.researchgate.net/profile/Esmeralda-Kadena

Kontakt: emeralda.kadena@kulogos.edu.al


Dr. Erarda Vuka

Biografia:

Erarda Vuka është përgjegjëse në Kolegjin Universitar “Logos”, në Tiranë, në Departamentin e Informatikës së Aplikuar ku punon si pedagoge dhe drejton kërkimin shkencor.

Njëkohësisht themeluese që nga viti 2015 i kompanisë ACCA19, ku merret me analizën e të dhënave dhe modelet e biznesit.

Gjatë viteve 2010-2015 ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit TIK në Drejtorinë Arsimore Rajonale.

Ka një përvojë pune disa vjeçare si pedagoge. Nga viti 2015 e në vazhdim punon si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Pas diplomimit në Informatikë, studimet pasuniversitare dhe doktorale lidhen me analizën e të dhënave dhe optimizimin e data warehuse drejt proceseve në kohë reale.

Fushat e ekspertizës mësimore dhe kërkimore përfshijnë, gjuhën C, C ++, sistemet DBMS për menaxhimin e të dhënave, BI solution, modelimin e proceseve në sistemet bankare, sistemet e raportimit.

Autore e disa artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare.

Gradat dhe titujt akademikë :
Bachelor në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës (2006-2009)
Master i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2013-2015)
Doktor i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2016-2021)

Email: erarda.vuka@kulogos.edu.al


MSc. Olta Llaha

Biografia:

Nga muaji Tetor i vitit 2014 e në vazhdim, e punësuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Informatikës së Zbatuar dhe Statistikës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar “Logos”. Nga Tetor i vitit 2013 e në vazhdim, e punësuar si pedagoge e me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Gjatë vitit akademik 2019-2020 ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Nga viti 2019 dhe në vazhdim, ndjek studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2013, ka marrë titullin Master i Shkencave në degën Informatikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Fushat e kërkimit janë: Analiza e të dhënave të mëdha dhe sistemet e menaxhimit, Bazat e të dhënave, Analiza e të dhënave, Web-i Semantik, etj. Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka qenë aktive në buletine dhe revista shkencore. Gjatë viteve të fundit ka bërë disa botime brenda dhe jashtë vendit.

Gradat dhe titujt akademikë :
Kandidat për Doktor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Universiteti i Evropës Juglindore (në vazhdim)
Master i Shkencave në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2013)
Bachelor në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2011)

Email: olta.petritaj@kulogos.edu.al


MSc. Eleni Papapano

Biografia:

Eleni Papapano ka kryer studimet Bachelor (BSc) në Informatikë të Zbatuar, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar Logos (2018), Master i Shkencave (MSc) në Inxhinieri Informatike , në Institutin Kanadez të Teknologjisë (2021). Eleni është një Alumni që rikthehet për t’u angazhuar si Pedagoge e Brendshme për 2 lëndë: Java & Arkitekturë x86 në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Kolegjit Universitar Logos. Kontributi i saj ne Kolegjin Universitar Logos nuk mbaron këtu pasi gjatë studimeve ajo ka kontribuar si vullnetare për këshillimin e studentëve në programin Erasmus. Që prej përfundimit të studimeve ajo ka punuar fillimisht si Specialiste IT në Institucionin Shërbmit Gjeologjik Shqiptar dhe më pas si Zhvilluese Software-sh fillimisht në INNOVAWAY SH.P.K. , më pas si Zhvilluese Software-sh në Service Factory SH.P.K.(partnerë të CORVALLIS Group) dhe aktualisht si Inxhiniere Software-sh në DigitSapiens SH.P.K.

Eleni Papapano ka marrë pjesë në shumë Trajnime & Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare që nga viti 2015, të orientuara kryesisht drejt teknologjisë, zhvillimit dixhital, biznesit dhe rolit të femrave në teknologji.

Për sa i përket interesave të saj ato lidhen gjerësisht me teknologjinë dhe zhvillimin e software-ve dhe platformave të menaxhimit dhe operimit në industri të ndryshme. Aktualisht Eleni është zhvilluese e një platforme që menaxhon kontrollin e mjeteve elektrike të transportit në disa shtete të Europës dhe gjithashtu merret me mirëmbajtjen e platformës aktuale dhe analizimin e të dhënave.

Gradat dhe titujt akademikë:
Master i Shkencave (MSc) në Inxhinieri Software, Instituti Kanadez i Teknologjisë (2021)
Bachelor (BSc) në Informatikë të Zbatuar, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, Kolegji Universitar Logos (2018)

Email: eleni.papapano@kulogos.edu.al