Loading....

Student’s Union

Student’s Union

Funksioni i Këshillit Studentor:

-Këshilli studentor është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore. Këshilli Studentor i Kolegjit Universitar “LOGOS” krijon mundësinë e shpalosjes së mendimeve dhe propozimeve të studentëve për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm mbi planet dhe programet e studimeve. Këshilli Studentor zgjidhet në mënyre demokratike dhe përfaqëson interesat e studentëve dhe nxit angazhimin dhe pjesëmarrjen e studentëve në jetën sociale dhe kulturore studentore.

Bashkëpunimi dhe konsultimi me studentët shprehet dhe në takimet e rregullta me Rektoratin, në tavolinat e rrumbullakëta tematike që zhvillohen me grupe studentësh.

Institucioni tërheq mendimin dhe vlerësimin e studentëve në përfundim të çdo lënde, duke u kërkuar të plotësojnë në kushte konfidenciale formularin përkatës, ku shprehin lirshëm opinionin mbi ecurinë e kursit, mbi performancën dhe përkushtimin e pedagogut gjatë procesit mësimor. Mendimet dhe vlerësimet e studentëve i nënshtrohen një vlerësimi realist që çon domosdoshmërisht në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të programeve mësimore.

Studentët organizohen në këshillin studentor në nivel njësie kryesore, dhe në nivel të Kolegjit Universitar “Logos”.

Këshilli i Studentëve zgjidhet çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në Këshillin e Studentëve përfundon studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.

Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Kolegjit Universitar “Logos”, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

“Këshilli Studentor i Kolegji Universitar “LOGOS” ka si qëllim të saj:

  • -Të trajtojë shqetësimet e studentëve dhe të veprojë për zgjidhjen e tyre;
  • -Të kontribuojë në rritjen e aftësive organizuese dhe administruese të grupeve më aktive të studentëve;
  • -Të krijojë struktura që shërbejnë për informimin e studentëve dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre;
  • -Të bashkëpunojë me organet drejtuese të Fakultetit me synim përmirësimin e nivelit mësimor e kërkimor – shkencor;
  • -Të krijojë e përforcojë lidhjet midis studentëve të Fakulteteve dhe studentëve të Fakulteteve të tjera në Shqipëri dhe nëpër botë;
  • -Të ndërmarrë veprime që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së studentëve;
  • -Të krijojë struktura ndihmëse në zhvillimin e aktiviteteve jashtëshkollore për studentët;
  • -Të ofrojë shërbime lehtësuese për studentët;
  • -Të zhvillojë nivelin e kulturor dhe arsimor të studentëve;
  • -Të kryejë aktivitete që synojnë argëtimin në format e tij më të larmishme.

Struktura e Këshillit Studentor
NR. EMER/ MBIEMER PROGRAMI POZICIONI
1 Llazarion Teneqexhiu Theologji Socilae dhe Studime Religjoze Kryetar
2 Kristjana Papa Teknike e Larte ne Laboratorin Mjekesor Zv/Kryetar
3 Irena Polodhi Menaxhim Biznesi Sekretar
4 Eriola Topanxha Finance Kontabilitet Senator
5 Markela Ristani Finance Kontabilitet Senator
6 Mikel Gjurgjaj Menaxhim Biznesi Senator
7 Kristina Tafa Menaxhim Turizmi Senator
8 Mus Nezaj Menaxhim Turizmi Senator
9 Grigor Skura Agrobiznes Senator
10 Dimitri Mile Informatike e Zbatuar Senator
11 Karlito Hodo Informatike e Zbatuar Senator
12 Aleksandra Qendro Teknike e Larte ne Laboratorin Mjekesor Senator
13 Ollga Shahinas Mësuesi në Arsimin Parashkollor Senator
14 Nestilda Lapanxa Mësuesi në Arsimin Parashkollor Senator
15 Klajdi Dervishi Theologji Socilae dhe Studime Religjoze Senator
16 Isidor Koti Gjuhë dhe Civilizim Grek Senator
17 Aleksandra Ila Gjuhë dhe Civilizim Grek Senator