Loading....

Journals

REVISTA SHKENCORE LOGOS

Revista Shkencore LOGOS përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetëm studentëve të kësaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në mjekësi, ekonomi, teknologji informacioni, shkenca humane e sociale.

Në nismën e saj, Revista Shkencore LOGOS del 2 herë në vit me tematikë të caktuar në përshtatje me prioritetet e fushave të kërkimit.

Bordi i revistës përbëhet nga titullarë të fushave të ndryshme: profesorë, profesorë të asociuar e doktorë shkencash.

Kriteret për shkrimin e një artikulli në Revistën Shkencore LOGOS:

  1. Në redaksinë e revistës shkencore “LOGOS” pranohen artikuj të cilët nuk janë publikuar më parë dhe nuk do të publikohen përpara se të dalin në këtë revistë.
  2. Artikulli duhet të përmbajë 4000-5000 fjalë.
  3. Abstrakti rreth 200 fjalë vendoset në fillim të artikullit.
  4. Artikujt duhet të paraqiten në gjuhën shqipe dhe me përmbajtje të shkurtuar në gjuhën angleze, në hard copy dhe në formë elektronike, të punuara në Microsoft Word, me shkrim “Palatino Lynotype”, madhësi shkrimi “12”.
  5. Në fillim të faqes së parë të artikullit vendoset emri dhe mbiemri i autorit, titulli akademik, grada shkencore, funksioni dhe emri i institucionit ku punon.
  6. Citimet dhe shënimet vendosen në fund të faqes dhe numërohen në mënyrë kronologjike.
  7. Tabelat, grafikët dhe ilustrimet numërohen në mënyrë kronologjike dhe poshtë shënohet burimi nga janë marrë të dhënat.
  8. Literatura e konsultuar ose bibliografia vendoset në fund të tekstit, e renditur sipas rendit alfabetik të mbiemrave të autorëve. Kur citohen disa vepra të të njëjtit autor, më përpara vendoset botimi më i hershëm.
  9. Çdo artikull i dërguar në adresën e redaksisë u jepet për recension dy studiuesve kompetentë në fushat përkatëse. Artikulli botohet nëse të dyja recensat janë pozitive. Nëse njëra është pozitive dhe tjetra negative, punimi i jepet një recensenti të tretë, vlerësimi i të cilit vendos për botimin ose jo të punimit.
  10. Varianti elektronik i çdo numri të revistës publikohet në faqen zyrtare të Kolegjit Universitar “Logos”: www.kulogos.edu.al