Loading....

Joint Conference of Faculty of FSS, University of Tirana

International Conference “Education, Psychology and Society”(27.10.2018)

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Logos” organizuan konferencën ndërkombëtare – International Conference “Education, Psychology and Society” 26-27 tetor 2018.

Në këtë konferencë 2 ditore morën pjesë studiues, akademikë, hulumtues dhe profesorë të shquar nga Shqipëria dhe shumë shtete të tjera, të cilët mbajtën mbi 60 kumtesa ku pasqyruan punën e tyre kërkimore në fushën e edukimit, psikologjisë dhe sociologjisë.

Moderatorja e konferencës, njëkohësisht dhe Rektore e Kolegjit Universitar “Logos” Prof. Dr. Nikoleta Mita, në fjalën e saj përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga universitete të ndryshme, të shkëmbejnë ide dhe eksperienca si dhe të ofrojnë idetë e tyre në këto fusha.

Në këtë konferencë Kolegji Universitar “Logos” u përfaqësua me kumtesat: Long-term pylons of democracy, growth and solidarity in a multicultural society – Ioannis Palaiokrassas
Professional challenge network between innovation and tradition in pretertiary education – Blerta Avdia
Implementation of e-learning in medical education as an innovative project for better results – Ridvana Mediu, Konstantinos Ntovolis
Childhood bilingualism: The lexical features of the Albanian-Greek speaking children (6- 12 years old) – Aida Zoto.