Loading....

DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE TË SHËNDETIT DHE MIRËQENIES SOCIALE

Prof. Dr. Mersin Mersinllari

Biografia:

Nga shtatori 1962 deri në korrik 1966 ka kryer shkollën e mesme pedagogjike Korçë. Më pas deri në vitin 1975 ka punuar si mësues në krahina të ndryshme të vendit. Në shtator 1975 deri në korrik 1980 ka kryer studimet e larta në degën Biologji-Kimi të Universitetit të Tiranës. Nga gushti 1980 e në vazhdim është emëruar pedagog në Katedrën e Botanikës të Universitetit të Tiranës. Më 1988 ka mbrojtur gradën “Kandidat i Shkencave” e barasvlershme me “Doktor i Shkencave”. Më 1996 ka marr titullin “Asistent Profesor” dhe më 2001 titullin “Profesor”

Gjatë veprimtarisë mësimore-shkencore në Universitet ka kryer dhe një sërë detyrimesh të tjera ndihmëse si dhënie provimesh pasuniversitare brenda viteve 1982 -1990. Gjatë vitit 1994 ka kryer një specializim për problemet didaktike nga programi TEMPUS, pranë Universitetit të Anconas, Itali, ne 1999-2000 një kualifikim didaktiko-shkencor me universitetet e Pulias , Itali (Bari, Lecce), në 2003-2006, një tjetër bashkëpunim me Universitetin e Jenes, Gjermani.

Projekte: Ka qenë pjesëmarrës në projekte të ndryshme si:
1992 - 1993 – Përcaktimi I strategjisë së mjedisit në Shqipëri. Komiteti i Ruajtjes së Mjedisit dhe Banka Botërore;
1993 - 1994 – Të njohim e të ruajmë bimët e rralla në Shqipëri. REC, Budapest;
1997 - 1998 – Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin në Shqipëri;
1997 - 1999 – Forcimi institucional i aftësisë ruajtëse të biodiversitetit në rajonin e Ohrit, Prespës së Madhe dhe të Vogël;
1999 - Vlerësimi i potencialit të bimëve mjekësore në Parkun Kombëtar të Prespës;
1999 - 2000 – Ruajtja e florës mesdhetare në zonën e Pulias, me aneks krijimin e Kopshtit Botanik të Lecces, në kuadrin e Interreg 2;
2003 - 2006 – Formimi/përmirësimi i degëve/kurseve në shkencat biologjike në Universitetin e Tiranës, Projekt i përbashkët Tempus etj.

Publikime: Veprimtaritë e ndryshme mësimore - shkencore janë shoqëruar dhe me publikime të ndryshme, të cilat përbejnë një listë të veçantë dhe të shumtë.

Kontakt: mersin.mersinllari@kulogos.edu.al