HEAD OF DEPARTMENT OF FINANCE AND ACCOUNTING
PhD Klejda Gabeshi
Short Bio:
Diplomuar në shkencat ekonomike (2008-2011), programi i studimeve Financë dhe Bankë, në Akademinë e Studimeve Ekonomike të Bukureshtit, Fakulteti i Financave, Sigurimeve, Bankave dhe Tregjeve Financiare, me temë diplome "Struktura e Sistemit Bankar Rumun, Ndikimi në Perspektivën e Produkteve dhe Shërbimeve Bankare".
Ka përfunduar Masterin e Shkencave “Financë e Korporatave” (2011-2013) pranë të njëjtit fakultet, me punimin shkencor "Impakti i Tatim Fitimit mbi Performancën Financiare të Kompanive".
Në Rumani ka marrë pjesë në shumë aktivitete ektrakurrikulare si seminare apo trajnime të ndryshme dhe si anëtare e Organizatës Studentore Ndërkombëtare Joqeveritare AIESEC ka realizuar një internship ndërkombëtar vullnetar në Genova, Itali. Në vitin (2013-2014) kreu studimet Master Profesional në “EU Business Law” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Në periudhën Prill-Tetor 2014 ka punuar në Bankën NBG, në Zyrat Qëndrore, Departamenti i Riskut, Sektori i Kredive në Vonesë. Prej tetorit 2014 e në vazhdim është e angazhuar si staf akademik efektiv pranë Kolegjit Universitar “Logos”, në Departamentin Financë-Kontabilitet.
Gjatë 5 (pesë) viteve eksperiencë akademike ka mbuluar lëndët: Investime, Bazat e Financës, Statistikë I/II. Gjithashtu ka dhënë kontributin e saj si pjesë e komisioneve të ndryshme, si: Komisioni i Akreditimit të Programit “Bachelor” në Financë-Kontabilitet, Zyra e Këshillimit të Karrierës, Redaksia e Revistës Studentore, NJSBC për përpunimin e të dhënave statistikore, Zyra Marketing, etj.
Autore e disa artikujve si autor i parë dhe si bashkëautor në botime dhe konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u fokusuar në fushat e kërkimit: Financë-Bankë, Drejtim Financiar dhe Tregje Financiare, si dhe pjesëmarrëse në 2 (dy) seminare ndërkombëtare të organizuara nga Institute of Economic Studies Europe në Gjeorgji dhe Bullgari.
Contact: klejda.gabeshi@kulogos.edu.al