Kolegji Universitar Logos, një institucion privat jofitimprurës, i licencuar dhe i akredituar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,
ofron programe studimi Bachelor dhe Master Profesional në fushat më të kërkuara nga tregu i punës që garantojnë formim dhe aftësim për një punësim të afërt.
Kolegji Universitar Logos ofron këto programe studimi :
Tarifat e Shkollimit(shkarko tarifat)
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në financë-kontabilitet | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti |
Bachelor në menaxhim biznesi | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Administrator i përgjithshëm, analist i proceseve operacionale, drejtues projektesh, economist në sektorin e administrates publike, manaxher në sektorin bankar, manaxher në sektorin e sigurimeve, manaxher shitjesh, manaxher portofoli, menaxher i burimevenjerezore, menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit, menaxheri nvestimesh, menaxher marketing, menaxher reklame dhe promocioni |
Baclehor në menaxhim turizmi | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në agjenci turistike, në hotele, në resorte, në qendra arkeologjike, në sektorin e turizmit rural, në agjencitë promocionit turistik |
Master profesional në financë-kontabilitet | 60 | 1 | Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik | 150000 | Në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjithal llojeve |
Studime profesionale në menaxhim ferme | 120 | 2 | Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik | 150000 | Në menaxhim e fermave bujqësore dhe blegtorale, si konsulentë të menaxhimit të agrobiznesit, në menaxhimin e ndërmarrjeve të përpunimit të produkteve bujqësore |
Studime profesionale në marketing të produktit bujqësor | 120 | 2 | Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik | 150000 | Në ferma e ndërmarrje të përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, në agjenci të mbrojtjes së konsumatorit, në sektorin e turizmit rural, në agjenci promocioni të produkteve bujqësore |
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në informatikë të zbatuar | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 170000 | Programues, analistë, konsulentë të sistemeve IT, të aplikimeve të ëeb, në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, kompanitë e sigurimeve, institucionet fitimprurëse. |
Bachelor në teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 180000 | Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore. |
Master profesional në teknikë e lartë në në laboratorë mjekësorë | 60 | 1 | Sipas kritereve të miratuara nga Senati Akademik | 180000 | Në laboratorë mjekësorë, në spitale, në qendra shëndetësore ambulatore |
Emërtimi i programit të studimit | Kredite | Kohëzgjatja | Kritere pranim | Tarifa e shkollimit/Lekë në vit | Mundësi punësimi |
---|---|---|---|---|---|
Bachelor në Theologji Sociale dhe Studime Religjoze | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në instituione fetare, në institute të studimeve, në institucione mediatike |
Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në sektorë të marrëdhënieve me jashtë të institucioneve qeveritare apo joqeveritare, në sektorë të përkthimit, në sektorë të projekteve, në agjenci të ndryshme shërbimesh, në instituione mediatike, organizata ndërkombëtare, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare |
Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në kopshte të fëmijëve, në qendra të fëmijëve parashkollorë |
Bachelor në Punë Sociale | 180 | 3 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në sistemin publik e privat të sektorit të shërbimeve sociale, si dhe si bashkëpunëtorë të strukturave jofitimprurëse që japin shërbime të drejtpërdrejta për qytetarin |
Master i Shkencave në Turizëm Religjioz | 120 | 2 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Në institucione qeverisjeje në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar, organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare; institucione dhe agjenci turistike shqiptare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e më gjerë; institucione publike e private; organizata jofitimprurëse; qendrat e zhvillimit; institucione në nivel qendror pranë njësive të hartimit të politikave dhe shërbimeve të zhvillimit ekonomik,të turizmit dhe kulturës |
Master i Shkencave në Përkthim Profesional | 120 | 2 | Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave | 150000 | Të diplomuarit në programin e studimit Master i Shkencave në Përkthim Profesional mund të punësohen: • si profesionistë të lirë, d.m.th. të hapin një zyrë përkthimi ku të ofrojnë shërbime të ndryshme përkthimi dhe lokalizimi; • si profesionistë të lirë, d.m.th. të ofrojnë shërbimet e tyre si interpretë simultanë/konsekutivë; • si bashkëpunëtorë të jashtëm/përkthyes pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë zyrave noteriale, ministrive të tjera të linjës, selive diplomatike ose agjencive rajonale ose zyrave të përkthimit; • pranë organizatave të ndryshme brenda ose jashtë Shqipërisë të cilat kanë nevojë për përkthyes profesionistë. |