Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës

PhD Jeffrey MacDonald

Biografia:

Profesor Macdonald mëson Histori Kishe dhe Patrologji dhe është Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Logosit. Ai ka qenë më parë profesor i Historisë së Kishës dhe Dhiatës së Vjetër në Seminarin Theologjik Orthodhokse Shën Hermanit në Koadiak, Alaska.

Ka studiuar për Studimet mbi Krishtërimin e Hershëm në Universitetin Katolik Amerikan në Washington DC, dhe për Theologji Orthodhokse pranë Seminarit Theologjik Orthodhoks të Shën Vladimirit në Nju Jork, Studime Biblike si dhe Arkeologji të Lindjes së Afërme në Kolegjin Wheaton në Illinois.

Hulumtimet e tij janë përqendruar mbi Kristologjinë e Sinodeve Ekumenike dhe përgjigja e Kishës ndaj skolasticizmit Mesjetar.

Email: jeffrey.macdonald@kulogos.edu.al


PhD Georgois Gaitanos

Biografia:

Dr. Georgios Gaitanos punon si Lektor i Studimeve Religjioze dhe është Drejtori i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”, Tiranë.

Ai ka studiuar Theologji, Studimin e Religjionit dhe Antropologjinë Sociale në Universitetin “Aristotel” të Selanikut dhe Këshillim në Shkollën e Arsimit Pedagogjik dhe Teknologjik (Aspete). Për momentin, ai po punon me disa programe kërkimi studimor të Fakultetit të Theologjisë nëpërmjet Komitetit të Kërkimit Studimor dhe Institutit të të Nxënit të Përjetshëm të Universitetit “Aristotel”.

Interesi i tij kryesor akademik është teoria e studimeve religjioze dhe ekspertiza e tij është kërkimi studimor i kategorive të reja të Studimit të Religjionit.

Email: george.gaitanos@kulogos.edu.al
Shkarko CV


PhD Georgios Keselopoulos

Biografia:

Georgios Keselopoulos është diplomuar nga Shkolla Theologjike e Universitetit “Aristotel” të Selanikut. Ai mban dy diploma pasuniversitare (Master) dhe një doktoraturë (PhD) në Liturgjikë.

Kohët e fundit, doktoratura e tij u botua në dy vëllime me titull: “Riti i Proskomidhisë, Kërkimi Studimor Liturgjik, Historiko-Theologjik (Shekulli 8-15). Ai është lektor në Departamentin e Theologjisë Sociale & Shkencës së Religjionit të Kolegjit Universitar “Logos” të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ai ka marrë pjesë dhe ka bërë prezantime në shumë konferenca dhe ka botuar artikuj në revista shkencore.

Për momentin, ai po punon për një doktoraturë të dytë në Homiletikë në Universitetin “Aristotel” të Selanikut.

Email: georgios.keselopulos@kulogos.edu.al


PhD Porfyrios Ntalianis

Biografia:

Porfyrios Ntalianis lindi në Athinë në vitin 1981. Ai vjen nga fshati Neon Argyrion. Është i gjashti nga shtatë fëmijët e familjes së tij. Babai i tij është prift i Kishës Orthodhokse të Greqisë dhe mban grada universitare në Letërsi dhe Theologji (Universiteti i Athinës).

Nëna e tij merret me ikonografi, ndërsa vëllezërit e tij janë të diplomuar në arsim universitar dhe mbajnë grada Master dhe Doktoraturë. Porfyrios Ntalianis u rrit në Egaleo të Atikisë, ku ndoqi shkollat publike në atë zonë dhe përfundoi arsimin fillor dhe sekondar.

Gjatë këtyre viteve mori disa çmime dhe tituj për performancën e tij mësimore dhe u diplomua në shkollën e mesme me diplomën “Shkëlqyeshëm”. Më vonë, pas pjesëmarrjes në provimet shtetërore, hyri së pari në Departamentin e Theologjisë, në Fakultetin Theologjik të Universitetit të Athinës në vitin 1999. Gjatë katër viteve shkëlqeu duke marrë si çmim bursa nga Bursat dhe u diplomua së pari në Departamentin e Theologjisë në vitin 2003 me vlerësimin e dalluar “Shkëlqyeshëm” dhe notë 8.79.

Porfyrios Ntalianis vazhdoi studimet pasuniversitare në të njëjtin Fakultet, dhe i përfundoi detyrimet dyvjeçare të Master-it me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”. Pasi u regjistrua për doktoraturë, vizitoi Universitetin e Mynihut (LMU), ku ndoqi seminare dhe leksione biblike të çdo niveli për Katholikët Romanë, Ungjillorët dhe Orthodhoksët, dhe i pasuroi njohuritë e tij duke vizituar institute universitare, duke ndjekur leksione dhe seminare për popujt dhe kulturat që rrethojnë botën e Biblës.

Ai mori Doktoraturën (PhD) “Magna Laude” nga Departamenti i Theologjisë në Fakultetin Theologjik të Universitetit të Athinës në vitin 2011 për shkrimin e tezës: “Religjioni i vërtetë përballë profetëve të shekullit të 8-të para Krishtit“.

Email: porfyrios.ntalianis@kulogos.edu.al


MSc. Thoma Çomëni

Biografia:

Thoma Çomëni ka lindur në Berat më 4 Korrik të vitit 1975. Studimet e mesme i ka mbaruar në shkollën “Sali Gjuka” në qytezën Ura-Vajgurore dhe më pas ka vazhduar studimet në Seminarin hieratik në Durrës 1993-1996, studimet në teologji në Fakultetin Teolgjik të Universitetit Aristotelio në Selanik 1999-2004, studimet Pasuniversitare, Master në fushën e Pimantikës 2010-2013, po në të njëjtin Universitet.

Pedagog i Dhiatës së Re dhe Etikës për 14 vite në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” Shën Vlash, Durrës. Bashkë me mësimëdhënien është i angazhuar dhe me predikimin, mbajtjen e referimeve dhe drejtimin dhe bashkëdrejtimin e kampeve rinore.

Referues në koferenca të ndryshme mbi temat teologjiko-etike. Njohës shumë i mirë i gjuhës greke dhe i mirë i gjuhës angleze I martuar me znj. Alvana Naci dhe ka një fëmijë.

Email: thoma.comeni@kulogos.edu.al


Dr. Thoma Shkira

Email: thoma.shkira@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Fr. Stephanos Ritsi

Email: stephanos.ritsi@kulogos.edu.al
Shkarko CV


Metropolitan of Achaias Professor Athanasios Chatzopoulos

Biografia:

Mitropoliti i Akaisë, z. Athanasios Hatzopoulos, lindi në Athinë më 17 tetor 1950, ku përfundoi studimet e përgjithshme në Gjimnazin II (për Djem) në Athinë. Është diplomuar në Departamentin e Studimeve Bizantine dhe Greke Moderne të Universitetit Filozofik të Universitetit të Athinës (1972) dhe të Universitetit Theologjik të po këtij Universiteti (1976).

Më pas, në vitin 1976, mori bursë nga Komisioni Papnor për Unitetin e Krishterë dhe studioi në Institutin e Studimeve Orientale të Romës, nga i cili, në vitin 1978, mori titullin master (Licenza) me notën Ekselencë (Summa cum laude). Pas një viti, ai ndoqi lëndë në Sorbonë dhe mori doktoraturën me specializim në Traditën Patristike Greke nga Universiteti i Oksfordit në vitin 1984.

Midis viteve 1983-1994 punoi në Bibliotekën Kombëtare të Greqisë si korrigjues dorëshkrimesh. Për vite me radhë, ai dha mësim si profesor theologjie dhe filologjie në Universitetin Gjerman të Athinës. Nga viti 1994-1997, ka qenë profesor në Institutin Ekumenik të Bossey-t dhe nga viti 1997-2000 profesor në Institutin Orthodhoks në Studimet Pasuniversitare në Chambesy të Gjenevës.

Në të njëjtën kohë, ka qenë profesor vizitor, nga viti 1997 - 2000, në Universitetet Zvicerane të Friburgut dhe Gjenevës. Gjithashtu ka dhënë mësim gjatë viteve 1993 - 1994 në Akademinë Theologjike Orthodhokse të Shqipërisë. Ai ka shkruar dhe ka botuar artikuj dhe studime shkencore midis të cilave: “Two outstanding cases of Byzantine Spirituality: the Macarian Homilies and Symeon the New Theologian”.

Në vitin 1991, mori gradën e parë dhe të dytë të priftërisë nga Mitropoliti i Pireut z. Kalinikos. U hirotonis dhjak më 21 shtator dhe prift më 5 tetor, duke marrë dhe ofiqin e Arkimandritit. Më pas, në tetor të vitit 1994, ai u dërgua në Mitropolinë e Zvicrës për shkak të angazhimeve të tij akademike në Bossey dhe më pas në Chambesy.

Sinodi i Shenjtë i Hierarkisë së Kishës së Greqisë, në mbledhjen që u zhvillua më 13 tetor 2000, zgjodhi Arkimandritin z. Athanasios Hatzopoulos si Ndihmësepiskop të Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës, duke i dhënë titullin e Episkopatës së atëhershme të shkëlqyer të Akaisë dhe e caktoi Drejtor të Zyrës së Delegacionit të Kishës së Greqisë në Bashkimin Evropian. Më 15 tetor 2000 u hirotonis Episkop.

Më 31 gusht 2007, pas një propozimi me shkrim nga Kryepiskopi i Athinës dhe i Gjithë Greqisë, z. Hristodhoulos, Sinodi i Shenjtë i Përhershëm e ngriti atë në Mitropolit titullar të Akaisë.

Email: achaias@skynet.be


Motër Rakela

Biografia:

Motër Rakela, sipas gjendjes civile Anila Dervishi, është murgeshë në Skitin e Miroprurëseve të Shenjta të Manastirit të Shën Vlashit, Durrës. E lindur në 2 Tetor 1977 në Përrenjas në një familje ushtarake, në moshën 5-vjeçare transferohet në Elbasan për një periudhë kohore prej 14 vjetësh.

Në këtë qytet përfundon përveç të mesmes së përgjithshme, edhe një vit të arsimit të lartë, në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Degës Gjuhë – Letërsi. Në vitin 1997 largohet për në Greqi, për një periudhë tjetër 14-vjeçare, ku do të përfundojë studimet e saj universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Kombëtar, 'Kapodhistrias' të Athinës në Fakultetin e Theologjisë, dega Theologji.

Ndërkohë, dorëzohet murgeshë në Manastirin e Hirshëm të Foshnjave të Shenjta në Inoi, Atikis. Në vitin 2011 transferohet sërish në Shqipëri në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës, për të shërbyer dhe ushtruar jetën e saj murgërore.

Më 2017 fillon të japë mësim në Shkollën e Muzikës Bizantine në lidhje me studimet e saj, të cilat i vazhdon në 2018 në Departamentin e Theologjisë dhe Kulturës të Kolegjit Universitar “Logos”. Përveç të tjerave merret edhe me përkthime të teksteve liturgjikë, studimin e muzikës bizantine, etj.

Email: sister.rachel@kulogos.edu.al