Loading....

Personeli Akademik

Personeli Akademik
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë

Prof. Assoc. Dr. Konstantinos Giakoumis

Biografia:

Konstantinos Giakoumis është Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor pranë Kolegjit Universitar “Logos” dhe anëtar e Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Ai ka përfunduar studimet Universitare Bachelor në Studime Pedagogjike nga Universiteti i Athinës, Greqi; është mbajtës Doktorate Ph.D. pranë Qendrës së Studimeve Bizantine, Osmane dhe Helenike Moderne të Universitetit të Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar (University of Birmingham UK) ndërsa që nga viti 2011 ai ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Është anëtar e Bordit Këshillues Shkencor i projektit Historiografia në Evropën Osmane, autor ose bashkautor i katër monografive, disa kapitujve librash dhe artikujve në revista shkencore të indeksuara dhe të vlerësuara me faktor impakti. Në fushën e arteve ka kuruar dy ekspozita veprash arti, njëkohësisht duke redaktuar katalogët e tyre, cf. Giakoumis, Konstantinos, red. 2017. Bimësia në Arte dhe Artefakte të Rajonit të Korçës (Shek. XII para Kr. – Shek. XX p. Kr.) Tirana: Pegi dhe Giakoumis Konstantinos, red. 2015. Uji në Arte dhe Zejtari në Rajonin e Beratit nga shek. IV para Krishtit deri në shek. XIX pas Krishtit. Tirana: Gent Grafik.
Ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Institucione të Arsimit të Lartë në Shqipëri që nga viti 2003.

CV e plotë https://kulogos.academia.edu/KonstantinosGiakoumis/CurriculumVitae

Email: konstantinos.giakoumis@kulogos.edu.al


Prof. Dr. Erleta Çelmeta (Mato)

Biografia:

Profesor Dr. Erleta Çelmeta (Mato), lindur në 1955 në Tiranë, diplomuar në gjuhë dhe letërsi, specializuar në Pedagogji dhe Psikologji, pedagoge e shkencave te edukimit me një përvojë 40 vjeçare në arsim. Ish drejtore e Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Institutit të Kurrikulave dhe Standardeve, zv rektore në dy universitete të ndryshme, autore dhe bashkautore e mbi 30 teksteve shkollore në Shqipëri dhe në Kosovë, monografive dhe librave universitarë, studiuese dhe lektore e ftuar në shumë mjedise akademike brenda dhe jashtë vendit.

Librat më të njohur të saj si autore dhe bashkautore e parë janë: “Pedagogji për shkollat pedagogjike”, 1996; ”Fëmijët nën 6 vjeç” (1997); “Në kërkim të njohjes” (2000); “Civic Education in Albania” –study paper (2004); “Qytetaria në shkollë në shekullin 21”(2005); “Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës” (2006) ; “Strategjitë e të lexuarit” (2006); “Filozofia e kurrikulës së re” (2007); “Jetojmë së bashku” (2007); “Gati për në shkollë”; (2008); “Edukimi mjedisor për ciklin fillor”, ( 2008) ; “ Tekstet shkollore në arsimin parauniversitar” (2010); “Një botë për të zbuluar” (2011); “Hapat e parë”; (2012); “Projekti mësimor në arsimin parashkollor dhe fillor” (2017), “Politikat dhe reformat arsimore” (2018), etj. Prej më shumë se 10 vitesh është kryetare e shoqatës “Specialistët e Edukimit” përmes së cilës ka realizuar projekte dhe studime të ndryshme

Email: erleta.mato@kulogos.edu.al


Dr. Valbona Nathanaili

Bio:

Valbona Nathanaili is a lecturer at the department of pedagogy-psychology at LOGOS University College, Tirana, Albania. She is a Bachelor in physics and a doctoral degree holders in the science of pedagogy, both from University of Tirana. At the undergraduate level, at LOGOS, she teaches the methodology of teaching science, professional ethics, natural sciences and citizenship.

Major areas of research over the last few years are the politics and reforms in Albanian Education System, education under occupation, methodology of teaching science, university pedagogy, science and religion, the future of schooling and internationalization of HEIs. Recently she is engaged, as chair of “Quality Monitoring Action Plan Comitee” in the “Managerial and GoverNance Enhancement through Teaching” (MAGNET) project (2023-2025), co-founded by the European Union and project manager in ROAMING project “Strengthening International Staff & Student Mobility Offices in the West Balkans”— ERASMUS-EDU-2022-CBHE, funded by the European Union, where Logos University College is the leader. She was previously based at the European University of Tirana, where contributed to a range of different duties and chaired publishing department.

She is analyst, writers and contributor for different periodic Albanian newspaper and television outlets.

Some sole authored books: “The difficult journey of Albanian school (1912-1944)” (2016) and “Our ambassadors. The meeting point of diplomacy with creativity” (2014).

Email: valbona.nathanaili@kulogos.edu.al

Download CV

Dr. Konstantinos Ntovolis

Biografia:

Konstantinos Ntovolis është lindur më 1963. Ai zotëron diplomë Bachelori për Kapiten Detar - Akademia Greke Merchant Detare e Maqedonisë Selanik, Greqi (1981 – 1983); diplomë Bachelori të rregullimit të departamentit pedagogjik të arsimit komunal të Universiteti Aristotelit, Selanik, Greqi (1998 – 1999); diplomë Masteri – Universiteti i Italisë L’aquila Itali – Metodologji instruktive dhe psikologjike në arsim – Modele marketingu në shkollat publike të Greqisë (Organizata jofitimprurëse) L’aquila, Itali (2004 – 2006); PhD Omdurman i Universitetit Islamik Khartoum Sudan – Këshilltar – “Këshilltar arsimi dhe udhëzim profesional, programimi i shkollës në lidhje me profesionin udhëzimet e studentit » « Karriera e Këshilltarit », Khartoum, Sudan (2014 – 2016).

Ai ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. Ka punuar si drejtues dhe mësues në shkolla të ndryshme në Greqi. Ka qenë drejtues i shkollës Ndërkombëtare Greke në Addis Ababa, Etiopi. Ka qenë lektor në Universitetin e Omdurman Khartoum, Sudan. Aktualisht është lektor i gjuhës greke, Koordinator Erasmus +, Lektor në marketing në Kolegjin Universitar “Logos”, Tiranë.

Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me artikuj kërkimorë dhe ka botuar tituj të ndryshëm. Është pjesëmarrës në ekipe kërkimore-studimore dhe ka kryer studime të thelluara në fushën e tij.
Zotëron gjuhën angleze, italiane, frënge, turke dhe greke (gjuha amtare).

Email: konstantinos.dovoli@kulogos.edu.al


MSc.Sajmira Gjapi

Biografia:

Saimira GJAPI (Ph. D. Cand.) (1982) ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllavo-Ballkanike si Specialiste e Gjuhës Greke dhe studimet pasuniversitare në Letërsi të Krahasuar pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit Aristotel të Selanikut, në Departamentin e Filologjisë si dhe ka kryer kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Është kandidate doktorature në Letërsi të Krahasuar në Departamentin e Gjuhës dhe Filologjisë Italiane në Fakultetin Filozofik të Universitetit Aristotel, Selanik.

Znj. Gjapi është Ass/Lektore në Departamentin Pedagogji-Psikologji pranë Kolegjit Universitar “Logos”. Gjatë eksperiencës në fushën e mësimdhënies ajo ka bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve si korrigjuese e testeve të maturës shtetërore për lëndën me zgjedhje “Gjuhë Greke”, po ashtu dhe me Sektorin e Diasporës dhe Minoriteteve. Gjithashtu, znj. Gjapi ka bashkëpunuar me kolegjin Greko-Shqiptar “Arsakeio e Tiranës” si dhe me Fondacionin Grek të Kulturës në Tiranë.

Ajo ka dhënë kontributin e saj vullnetar në mësimdhënien e gjuhës shqipe pranë shoqatës “Nënë Tereza” në Selanik si dhe gjuhë greke pranë shkollës “Odisea” po në këtë qytet, duke pasur në fokus të saj integrimin e plotë të komuniteteve të ndryshme në jetën sociale të vendit. Në të njëjtën kohë znj. Gjapi ka punuar dhe pranë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik, Greqi.

Znj. Gjapi gjatë rrugëtimit të saj në fushën e mësimdhënies ka ndjekur një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të mësimnxënies efektive te studentët në fushën e gjuhës dhe të letërsisë ndër të cilat në mënyrë indikative mund të përmenden:

• Qasje dhe Aktivitet Novatore në mësimdhënien e letërsisë, Greqi.
• Shkrim Krijues, Greqi.
• Mësimdhënia e greqishtes si gjuhë e dytë/e huaj për studentët dygjuhësh ose studentë me profil emigrant, Greqi.
• Udhëzime plotësuese në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, Kosovë.
• Praktikat e Pranueshme në Arsimin Ndërkulturor Dygjuhësor, Shqipëri.

Znj. Gjapi ka ndjekur dhe ka marrë pjesë gjithashtu në konferenca të ndryshme shkencore, të cilat lidhen me fushën e saj kërkimore.

Kontakt: saimira.gjapi@kulogos.edu.al


Prof. Asc. Dr. Agim Mucaj

Biography:

Prof. Asc. Dr. Agim Mucaj graduated in Political Science at University of Tirana. He worked at University of Tirana, Faculty of Political and Legal Sciences as a lecturer and then as a scientific collaborator in the field of sociology. He completed his post-graduate studies in Italy in the field of sociology, where he has exercised his academic and scientific activity for 30 years. For 9 years he worked in the Ministry of Education and Science as a specialist and then as Director of Higher Education and Recognition of Diplomas. For 12 years he worked at Agricultural University as a lecturer and Head of Department in the Department of Rural Tourism. He is the author of 5 books and several scientific articles. He has participated in many projects in the field of rural sociology. At University College “Logos” he is the lecturer of three courses: Social Diversity and Social Policy, Social Policy and Social Welfare, Human Behavior and Social Environment II. He has earned the scientific degree "Doctor of Science" and the academic title "Associate Professor".

Email: agim.mucaj@kulogos.edu.al


M.Sc Juna Muça

Biography:

M.Sc Juna Muça është pedagoge dhe koordinatore e programit të Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Humane, Shkencave Sociale dhe Edukimit në Kolegjin Universitar “Logos”, si dhe pedagoge me kohë të pjesshme në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2014. Është diplomuar si Administratore e Politikave Sociale në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (UT) ku ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në programin e Shërbimeve Sociale në Drejtësi Penale. Aktualisht është kandidate për doktoraturë në fushën e Punës Sociale dhe Politikës në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Fushat e saj të ekspertizës dhe interesit janë kryesisht në kërkimin shkencor në shkencat sociale, politikat sociale në drejtësinë penale dhe menaxhimin e konflikteve. Përvojat e saj të punës në këto fusha përfshijnë mësimdhënien në nivelet Bachelor dhe Master dhe kryerjen e kërkimit shkencor të fokusuar kryesisht në çështjet që lidhen me drejtësinë penale, si dhe në çështjet zhvillimore që lidhen me menaxhimin e konflikteve në fusha të ndryshme sociale. Kontributet e saj në këto fusha janë pasuruar përmes kërkimeve sasiore dhe cilësore.

Email: juna.muca@kulogos.edu.al


Prof. Dr. Asoc. Edo Sherifi

Biography:

U lind nё Tepelenё mё 29.02. 1956; Nё vitin 1979 pёrfundoi Universitetin e Tiranës Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike; Nё 1990-1991 kreu Specializimin njё vjeҁar Psikologji & Pedagogji (ShPU) nё Universitetin e Tiranёs. Nё 2006-2008 pёrfundoi Masterin Shkencor në Edukim, nё Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti Psikologji-Pedagogji.

Nё 2009-2010 u ҁertifikua për Psikoterapi Pozitive nga Qendra Botёrore e Psikoterapisë Pozitive nё Gjermani. Në 2012-2013 përfundoi Shkollёn Doktorale për gradën Doktor dhe në Nëntor 2013 mbrojti gradёn Doktor i Shkencave nё Departamentin Psikologji-Pedagogji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Në 2005-2016 ka qenë lektore e jashtme nё Fakultetin e Shkencave Sociale Universiteti i Tiranёs; Nё 2008-2010 ishte paralelisht lektore e jashtme te Universiteti Albania University; Nё 2014-2020 Pёrgjegjёse e Departamentit tё Psikologjisё nё KUW; Njёkohёsisht ka drejtuar Komisionin pёr Mbarёvajtjen e Veprimtarisё dhe Kurrikulёn; Nё vitin 2004 botoi librin “Aftёsim pёr Integrim”. Aktualisht po shkruan librin “Ҁrregullimet autistike dhe trajtimi i tyre”

Dhjetor 2014 deri ne Tetor 2020 drejtoi Departamentin e Psikologjisё, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqёrore, Kolegji Universitar “Wisdom”. Qershor 2022- Janar 2023 drejtoi Departamentin e Shkencave te Arsimit, Kolegji Universitar “Wisdom”. Nёntor 2021 fitoi Titullin Akademik Prof.Asoc. Dr.

Janar 2023- deri ne 06. Tetor 2023 ishte Dekane e Fakultetit tё Shkencave Ekonomike dhe Shoqёrore, Kolegji Universitar “Wisdom”. Nga data, 09.10. 2023, pedagoge me kohё tё plotё nё Departamentin Pedagogji & Pikologji, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhёsor, Kolegji Universitar “LOGOS”.

Kontakt: edo.sherifi@kulogos.edu.al
Shkarko CV