Loading....

Bursat

Fondacioni LOGOS si një organizatë jofitimprurëse në përputhje me objektin e aktivitetit ka si qëllim të tij parësor t’i shërbejë shoqërisë nëpërmjet arsimit duke përgatitur profesionistë dhe duke ndihmuar studentët në rrugëtimin e tyre akademik. Pjesë e mbështetjes në zhvillimin akademik të studentëve është ndihmesa nëpërmjet bursave për studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS”. Përveç atyre te ekselencës, një vend të posaçëm zënë bursat me karakter social dhe ekonomik pa asnjë dallim përkatësie sociale, politike, gjinore apo besimi fetar.

Bursat e akorduara nga KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS” ndahen në këto kategori:

  1. A. Bursa Sociale;
  2. B. Bursa Ekselence;
  3. C. Bursa Mbështetëse;
  4. D. Bursa nga Partnerët.

Për ta aplikuar për njërën nga kategoritë e bursave kontaktoni ne: studenti@kulogos.edu.al