Loading....

Komisioni i Sigurimit të Cilësisë

Misioni i Komisionit të Përhershëm të Garantimit të Standardeve të Cilësisë së Institucionit dhe Programeve të Studimit të Kolegjin Universitar “Logos”, ka në funksionin e tij:

  1. Të garantojë implementimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në Kolegjin Universitar Logos, mbështetur në respektimin e standardeve shtetërore të cilësisë si dhe standardet dhe udhëzimet evropianë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë;
  2. Të sigurojë garantimin e cilësisë dhe standardeve akademike për të gjithë programet e studimit të ofruara në Kolegjin Universitar “Logos”;
  3. Të krijojë një vizion të përgjithshëm të funksionimit të Kolegjit Universitar “Logos” dhe autonomi më të madhe në politikën e zhvillimit dhe menaxhimit;
  4. Mandati i këtij komisioni është trevjeçar dhe përbëhet nga 5 anëtarë: 4 pedagogë dhe 1 student.