Loading....

FUNKSIONI DHE VEPRIMTARIA E NJËSISË SË BRËNDËSHME TË SIGURIMIT TË CILËSISË

Veprimtari

1. Rregullorja ka si fushë veprimi sigurimin e cilësisë që i referohet një procesi të vazhdueshëm monitorimi, vlerësimi, garantimi, dhe përmirësimi të cilësisë së institucionit të Kolegji Universitar “LOGOS” dhe programeve që ai ofron duke u bazuar në kritere të brendshme dhe të jashtme. Menaxhimi i cilësisë, rritja e cilësisë, kontrolli i cilësisë, dhe vlerësimi i cilësisë janë mjete nëpërmjet të cilave sigurohet cilësia.

2. Kjo rregullore i shtrin efektet mbi të gjitha aspektet e veprimtarisë së Kolegji Universitar “LOGOS” që janë objekt i sigurimit të cilësisë së parashikuar sipas kësaj Rregulloreje, mbi të gjithë aktorët që përmbushin misionin e Kolegji Universitar “LOGOS”; mbi të gjithë ata që kanë përgjegjësi për sigurimin e cilësisë: organet dhe autoritetet drejtuese, strukturat akademike, ndihmësakademike dhe administrative, njësitë kryesore, njësitë bazë dhe njësitë e tjera, personeli akademik, ndihmësakademik, administrativ dhe studentët.

Kontakt: ariol.rama@kulogos.edu.al