Loading....

Komisionet e Përhershme

Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale, që kryejnë funksione në fushat e përcaktuara në statut, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standardeve të cilësisë të institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucionit.

Komisionet e përhershme krijohen në nivel institucional dhe në nivel të njësisë kryesore. Ato përbëhen prej jo më pak se pesë anëtarësh. Në përbërje të komisioneve të përhershme pjesë përbërëse janë dhe studentët.