Loading....

PËRBËRJA E BORDIT TË ADMINISTRIMIT

Prof. Dr. Kosta Barjaba

Kosta Barjaba është diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës në vitin 1984 dhe mban një diplomë për Drejtësi nga Universiteti i Tiranës në vitin 2000; gradën shkencore në sociologji nga Universiteti i Tiranës në vitin 1989; titullin Profesor në vitin 1999 dhe Master Karriere në Administrim Publik nga Universiteti i Harvardit, Shkolla për Qeverisje, Kenedi në vitin 2005.

Aktualisht është Drejtor Personeli pranë Kuvendit të Shqipërisë që prej majit të vitit 2018. Ai është Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që prej vitit 2011. Para se t’i bashkohej Kuvendit të Shqipërisë, Kosta Barjaba ishte Këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Profesor i Sociologjisë dhe Politikave Publike në Universitetin Evropian të Tiranës.

Profesor Barjaba ka pasur pozicione të ndryshme në qeverinë shqiptare; Drejtor i Departamentit të Emigracionit nga viti 1997 deri 2002, Drejtor Personeli pranë Ministrisë së Punës nga 1998 deri 2008), këshilltar për Ministrin e Financave në vitin 2005 dhe Këshilltar i Lartë Politik pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë gjatë periudhës 2014 – 2017. Gjatë viteve 1999 – 2008, Profesor Barjaba ka përfaqësuar Shqipërinë si anëtar i tre komisioneve në Këshillin e Evropës: për Emigracionin, Kohezionin Social dhe Kartën Sociale Evropiane.

Profesor Barjaba ka mbajtur pozicione të ndryshme akademike në Shqipëri si Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës në vitin 2005 dhe Dekan i Universitetit Mesdhetar për Shkollën e Shkencave Politike në Shqipëri nga viti 2009 – 2012, si dhe është Anëtar Bordi në Qendrën e Studimeve Ndërdisiplinore për Emigracionin në Universitetin Salento të Italisë.
Ai ka botuar në mënyrë periodike në disa revista akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Fushat e specializimit të tij përfshijnë emigracionin, varfërinë, përjashtimin social, papunësinë, marrëdhëniet etnike dhe rininë. Kosta Barjaba ka botuar gjerësisht tema në lidhje me varfërinë dhe zhvillimin.

Dr. Olda Çiço

Olda Çiço, lindur më 19 maj 1977, është diplomuar për Menaxhim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit “F.S.Noli” Korçë në vitin 1999 dhe ka kryer studimet Master të nivelit të dytë për Administrim Biznesi në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT në bashkëpunim me Universitetin UBIS Zvicër, në vitin 2011.

Prej vitit 2018, zotëron gradën Doktor në Marketing, të fituar në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Olda Çiço ka filluar karrierën në mësimdhënie në universitetin ku ka kryer studimet, menjëherë pas përfundimit të tyre. Në vazhdimësi, ka ndjekur këtë karrierë në disa institucione të arsimit të lartë private e publike.

Është përfshirë dhe ka mbajtur përgjegjësi për çështjet e administrimit të arsimit të lartë dhe proceset e akreditimit të programeve dhe institucionale, në të gjitha institucionet ku ka punuar. Olda Çiço ka kryer botime dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në disa vende të rajonit e më gjerë, si autore e parë dhe bashkëautore.

Është përfshirë në seminare trajnuese të nivelit akademik në çështjet e mësimdhënies dhe zbatimeve praktike të parimeve të biznesit. Olda Çiço ka përvojë pune në institucione të tjera shtetërore e private, në pozicione drejtuese dhe duke u vlerësuar nga instancat përgjegjëse.

Prej vitit 2005, Olda Çiço është anëtare e People to People International dhe prej vitit 2009 është anëtare themeluese e Rotary Club Tirana West.

Prof. Dr. Sokol Mëngjesi

Sokol Mëngjesi, prej shatorit 2020 Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2004, studimet pasuniversitare në vitin 2006 dhe studimet e doktoraturës në vitin 2010, në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi.

Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie. Prej vitit 2005 deri në vitin 2008, ka punuar si asistent lektor në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi, dhe prej vitit 2010 e në vijim si Profesor në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.

Titulli akademik “Profesor” në vitin 2016. Kryetar i Këshillit të Profesorëve në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2019.

Anëtar i disa bordeve dhe komisioneve të rëndësishme të institucioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës. Është pjesëmarrës në një sërë projektesh të organizmave e shoqatave vendase dhe të huaja, të tilla si Këshilli i Evropës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, etj.

Autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.

Prof. Dr. Vasil S. Tole

Diplomohet për kompozicion në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë, më 1987, në klasën e Prof. Kozma Larës dhe, pas tri vitesh pune si udhëheqës artistik pranë Shtëpisë së Kulturës të qytetit të tij të lindjes, Përmet, më 1991, emërohet pedagog i Folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë, më pas edhe pedagog i kompozicionit. Po këtu, më 1994, mbron tezën e doktoraturës në fushën e etnomuzikologjisë me studimin “Struktura dhe Semantika në muzikën popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Më 1994-95 kryen studime pasuniversitare në kompozicion pranë Folkwang Hochschule, Essen-Gjermani, në klasën e Prof. Wolfgang Hufschmidit dhe, më 1996, kryen studime të pasdoktoraturës në Departamentin e Muzikologjisë pranë Universitetit të Athinës, Greqi, më 2000 fiton titullin shkencor të Profesorit të asociuar, dhe në vitin 2004 atë të Profesorit

Përfaqësues aktiv i brezit të ri të kompozitorëve shqiptarë, Vasil S. Tole del si një ndër protagonistët kryesorë të ndryshimit, si nismëtar i alternativave të reja krijuese, si një ndër mbartësit më të vendosur të konceptit të ristrukturimit të lëndës muzikore folklorike shqiptare, në dobi të gjetjes së identitetit dhe risive në muzikën bashkëkohore. Njëkohësisht i përkushtohet një veprimtarie të gjerë studimore dhe publicistike si dhe është pjesëmarrës në shumë festivale, konferenca dhe tryeza për muzikën në Shqipëri, Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Hollandë, Bullgari etj. Bashkëpunëtor i gazetave dhe revistave artistike e studimore të vendit, i Radios e Televizionit Shqiptar; autor i dhjetëra shkrimeve publicistike dhe i monografive për muzikën dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndër to fitues i çmimit të parë të kompozimit “Dimitris Mitropoulos”, Athinë 2001, me operën “Eumenidet”. Pas viteve ‘90, së bashku me disa kolegë të tij të Akademisë së Arteve, bëhet nismëtar edhe i themelimit dhe drejtimit të disa organizmave të rëndësishme muzikore, midis të cilave: shoqata e “Muzikës së Re Shqiptare” (1993); seksioni shqiptar i “The Rilm Abstract Literature of Music”, New York (1995); seksioni shqiptar i CIOFF-it (1996); që nga viti 1995 e deri më tani është Kryetar i Këshillit të Muzikës Shqiptare, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNECSO, Paris, anëtar i SEM-USA, Gema-Gjermani etj.

Në vitet 1997-1999 kryen detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Në vitin 2005, si ekspert i etnomuzikologjisë përgatiti dosjen e iso polifonisë popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”. Nga viti 2001-2007, kryen detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2008 i jepet titulli Akademik, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, me 2013 zgjidhet sekretar shkencor i ASH dhe në vitin 2019 zëvendës kryetar i saj.

www.vasiltole.com

Dr. Adrian Naço

Adrian Naço u lind më 25 korrik 1971, është diplomuar në degën e matematikës speciale në Universitetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, ka realizuar studimet master në Matematike, Universiteti i Janinës, Greqi. Drejtimi: “Matematike Llogaritëse dhe Informatike”. Prej vitit 2013 mban titullin Doktor i Shkencave.

Dr. Adrian Naço është me një emër më një përvojë të gjatë në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe ka dhënë kontributin e tij në shumë universitetet në vend.

Anëtar i disa bordeve dhe komisioneve të rëndësishme të institucioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në një sërë projektesh, të tilla si: “Ngritja e bazës së të dhënave statistikore online për turizmin dhe aplikimi i modelit ne sektorin e akomodimit.” Në kuadër të projekteve për “Kërkim Fondamental dhe Ekselencë”, etj.

Fitues i disa çmimeve speciale si:

  • Universiteti i Janinës, Greqi, gjate vitit akademik 2003-2004
    Fitues i një granti dhe titullit si “Studenti më i mirë ne nivelin e studimeve
    Pasuniversitare në Degën e Matematikës”
  • Olimpiada Kombëtare e Matematikes, Faza finale, Durrës, Maj 1989
    Fitues i vendit të dyte për nxënës të vitit të katërt të shkollave të mesme
  • Olimpiada Kombëtare e Matematikës, Faza finale, Sarandë, Maj 1988
    Fitues i vendit të tretë për nxënës të vitit të tretë të shkollave të mesme
  • Olimpiada Kombëtare e Matematikës, Faza finale, Tiranë, Maj 1987
    Fitues i vendit të parë për nxënësit e vitit të dytë të shkollave të mesme

Dr. Adrian Naço ka një eksperiencë profesionale të spikatur, që prej 2014 e deri tani ai është Lider i ekipit Shqiptar Përfaqësues dhe Anëtar i Jurisë në Olimpiada Ndërkombëtare të Matematikës në disa vende të botës, si: Norvegji, Rusi, Greqi Angli etj.

Autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkarko CV