Loading....

Administratori


MND. Av. Venian (Naum) Mile

U lind në Korçë, Shqipëri. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës gjatë periudhës 1995-1999 dhe në vitin 2002 ka përfunduar programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në Menaxhim Biznesi, diplomë e lëshuar nga Universiteti i Bordeaux, Francë. Ai zotëron titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve. Z.Mile është angazhuar për një periudhë tre vjeçare në përkthime nga gjuha frënge dhe më pas në programe të ndryshme shkëmbimi në kuadër të vizitave të binjakëzimit të qytetit të tij të lindjes dhe Francës së veriut. Për një periudhë një vjeçare ka qenë pjesë e një studio ligjore në Tiranë. Ai gjithashtu punoi për katër vite si gazetar dhe folës pranë Radios “Ngjallja”. Në vijim, ka patur një eksperiencë gjashtëmbëdhjetë vjeçare në sektorin bankar, ku ka punuar fillimisht si specialist e më pas në pozicione drejtuese, në Departamentin Ligjor të “Banka e Tiranës” sha.

Prej vitit 2013 është anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit “Ungjillëzimi” dhe prej vitit 2015 anëtar Këshillit Kishtar Kleriko Laik.

Z. Mile mban aktualisht pozicionin e Administratorit të Kolegjit Universitar “LOGOS”.